Katari i izoluar kërkon ushqim dhe ujë nga Turqia dhe Irani

Katari është në bisedime me Iranin dhe Turqinë për të siguruar furnizim me ushqim dhe ujë mes shqetësimeve për mungesa të mundshme, dy ditë pasi furnizuesit e saj më të mëdhenj, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite, i ndërprenë marrëdhëniet diplomatike dhe tregtare me vendin e varur nga importi.
“Jemi në bisedime me Turqinë dhe Iranin dhe vende tjera,” ka thënë një zyrtar i Katarit, i cili ka folur në kushte anonimiteti për shkak të ndjeshmërisë së temës, duke shtuar se furnizimet do të sjellën në vend përmes aeroplanëve të mallrave të “Qatar Airways”.

Ky zyrtar ka thënë se në tregun e Katarit ka mjaft furnizime me grurë për të zgjatur katër javë dhe se qeveria po ashtu ka rezerva të mëdha strategjike të ushqimit në Doha.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne