Drejtori i zyrës së shtypit të Ministrisë së Jashtme të Katarit, Ahmed bin Said er-Rumejhi, tha se mbyllja e trafikut ajror, detar dhe tokësor kundër Katarit nga disa vendeve arabe është “një bllokadë e plotë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të lajmeve QNA të Katarit, Rumejhi ka folur në lidhje me krizën mes Katarit dhe disa vendeve arabe.

“Nuk mund të përcaktohet si një bojkotim mbyllja e kalimit të vetëm tokësor të Katarit nga vendet vëlla të Gjirit dhe në të njëjtën mënyrë mbyllja e rrugës detare dhe ajrore; kjo është drejtpërdrejtë një bllokadë”, është shprehur Rumejhi, duke vënë në dukje me tej se ashtu siç theksohet hapur me këto hapa për të realizuar objektivat politike synohet të ushtrohet presion mbi qeverinë, shtetin e Katarit dhe mbi njerëzit që jetojnë në Katar.

Ndër të tjera Rumejhi ka theksuar se hapat e hedhur në krizën e Gjirit kundrejt Katarit janë “në kundërshtim me të drejtat ndërkombëtare të njeriut dhe ligjet ndërkombëtare, me vlerat e principet njerëzore dhe Islame si dhe me lidhjet vëllazërore”.

Duke u shprehur se janë të papranueshme që vendet vëlla të drejtojnë akuza të pabaza kundër Katarit, Rumejhi ka tërhequr vëmendjen se Katari refuzon kategorikisht akuzat se ai ofron financime për terrorizmin dhe se nuk lufton mjaftueshëm kundër terrorizmit.

Më tej në fjalën e tij, Ahmed bin Said er-Rumejhi është shprehur se “Katari për vendet në fjalë duke patur parasysh marrëdhëniet vëllazërore nuk do të ngrejë akuza kundër këtyre vendeve, pavarësisht se disa qytetarë dhe institucione të vendeve akuzuese janë vendosur nga Kombet e Bashkuara në listën ndërkombëtare të terrorizmit”.

Duke iu referuar deklaratës së ministrit të Jashtëm të Arabisë Saudite, Adil el-Xhubejr, se “hapat kundër Katarit nuk mund të vlerësohen si bllokadë”, Rumejhi është shprehur se “Mbyllja e trafikut ajror, detar dhe tokësor kundrejt Katarit është një tregues se është një bllokadë e plotë dhe jo një bojkotim. Kjo situatë vërteton kontradiktën në deklaratat e vendeve në fjalë”.

Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Adil el-Xhubejr, në një konferencë për shtyp të zhvilluar në Washington me homologun amerikan Rex Tillerson ishte shprehur se “Bojkotin të cilin kanë zbatuar kundër Katarit në përputhje me të drejtat e sovranitetit nuk është një bllokadë” dhe se janë të gatshëm të ofrojnë ndihmë me ilaçe dhe ushqime për Katarin në rast të nevojës.

18