Katari marrëveshje me Britaninë për blerjen e 24 avionëve

Katari ka arritur marrëveshje me Britaninë e Madhe për blerjen e 24 avionëve luftarak britanik Typhoon, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Mbrojtjes i Katarit, Halid al-Atiyye, në Doha u takua me homologun britanik Micheal Fallon dhe diskutuan rreth çështjeve aktuale, si kriza e Gjirit dhe lufta kundër terrorizmit.

Një nga temat kryesore të bisedimeve ishte edhe bashkëpunimi ushtarak mes Katarit dhe Britanisë së Madhe, kurse dy ministritë nënshkruan dhe marrëveshjen për shit-blerjen e avionëve multi-funksional luftarak Typhoon./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne