Katari: Politikat saudite rrezikojnë sigurinë e Lindjes së Mesme

Politikat “impulsive” dhe “destabilizuese” të Arabisë Saudite po kërcënojnë paqen dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme, deklaroi sot Ministri i Jashtëm i Katarit Muhamed bin Abdulrahman Al Thani, duke akuzuar regjimin e Riadit për nxitjen e krizave të reja, për të mbuluar rolin e tij në krizat e kaluara.

“Unë vij nga një rajon i mbushur me ekstremizëm”, tha Al Thani në një konferencë kundër terrorizmit që u zhvillua në Londër dhe e sponsorizuar nga Katari. “Megjithëse Lindja e Mesme dikur ishte një rajon i paqes dhe bashkëjetesës, fatkeqësisht tani është transferuar në një rajon terroristësh dhe autoritarësh ku lulëzon ekstremizmi “-tha shefi i diplomacisë katariote. Duke dënuar politikat e Arabisë Saudite, ai tha se “tirania” dhe “autoritarizmi” i regjimit saudit janë “shkaku kryesor i terrorizmit” në rajon. Ministri i Jashtëm i Katarit u tha gazetarëve në Londër se Arabia Saudite ishte drejtpërdrejt përgjegjëse për shkaktimin e “katastrofës njerëzore” të Jemenit që ka lënë mijëra jemenas të vdekur dhe shkatërroi infrastrukturën e vendit më të varfër arab. “Procesi politik është në një ngërç dhe ne shohim se situata po bëhet gjithnjë e më e keqe”, tha ai për situatën në Jemen. Al Thani gjithashtu e akuzoi Riadin se është “duke u përpjekur të ushtrojë presion” ndaj kryeministrit libanez Saad Hariri të japë dorëheqjen, duke iu referuar deklaratës së tij të detyruar të dorëheqjes gjatë një udhëtimi në Riad në fillim të këtij muaji. “Cila politikë e tyre deri tani ka prodhuar një rezultat pozitiv? Gjithçka ka qenë kundërproduktive ndaj stabilitetit në rajon” shtoi Al Thani duke folur mbi politikat e regjimit të Riadit./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne