Katër nga të këqiat e CIA-s

18 Shtatori shënoi ditëlindjen e 70-të të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane. Për këtë rast të shënuar, po kujtojmë katër gjërat më të këqija që agjencia ka kryer – të paktën, më të keqiat që njeh publiku.

18 Shtatori shënoi 70 vjetorin e Presidentit të atëhershëm Harry S. Truman që nënshkroi Aktin e Sigurisë Kombëtare të vitit 1947, dhe bashkë me atë edhe themelimin e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA).

Teorikisht, CIA ka një fushë veprimi relativisht modeste – të mbledhë, përpunojë dhe analizojë informacionet e sigurisë kombëtare nga e gjithë bota. Megjithatë, gjatë ekzistencës së saj prej shtatë dekadash, agjencia u shtri në dhunë, vrasje, përmbysje, infiltrim dhe grushte shteti, mes veprimeve të saj të fshehta kriminale.

Trashëgimia e helmatisur e CIA-s nuk u humb nga Trumani, i cili i shkroi një letër për Washington Post në dhjetor 1963, ku kërkoi që mandati i Agjencisë të zvogëlohej në mënyrë të konsiderueshme.
“Për disa kohë unë kam qenë i shqetësuar nga mënyra se si CIA është larguar nga detyra i saj parësore. Ajo është bërë një krah operacional dhe ndonjëherë një krah i politikëbërjes së qeverisë. Kjo gjë që na ka çuar në telashe dhe mund ti ketë shtuar vështirësitë tona në disa zona te nxeta, “tha Truman.

Për të shënuar ditëlindjen e 70-të të CIA-s, këtu po rikujtojmë katër nga gjërat më të këqija që agjencia ka kryer – të paktën, më të keqijat që njeh publiku.

Përmbysje Qeverish

Që nga operacioni Ajax – një përpjekje e përbashkët e vitit 1953 me inteligjencën britanike për të përmbysur kreun e zgjedhur në mënyrë demokratike të Iranit, Mohammed Mossadik – CIA ka kërkuar në mënyrë të përsëritur që të rrëzojë qeveritë e pafavorshme për interesat politike ose ekonomike të SHBA, tiranët shtypës dhe të dhunshëm në pushtet.

Lista e plotë e vendeve të synuara është shumë e gjerë për të dokumentuar në detaje, por ka edhe shumë raste “revolucionesh” në të cilat, megjithëse jo të vërtetuara, CIA dyshohet te jetë përfshirë – siç është grushti i Maidan i vitit 2014 në Ukrainë. Megjithatë, ndoshta më i famshëmi grusht shteti i CIA-s ndodhi në Kili në shtator 1973. Pas zgjedhjes së reformatorit të krahut të majtë Salvador Allende si president në vitin 1970, agjencia filloi të komplotonte largimin e tij me urdhër të ish-sekretarit të shtetit Henry Kissinger.

Agjensia arriti tek Gjenerali Kilian Augusto Pinochet, i cili pa shumë bindje pranoi të drejtojë përpjekjet në terren dhe të udhëheqë vendin pas kësaj. Më 11 shtator 1973, grushti filloi, dhe Allende u vra.

Gjatë rrjedhës së mbretërimit 26-vjeçar të Pinochet, diktatori ushtarak vrau rreth 30,000 deri në 50,000 civilë dhe e zhyti vendin në një krizë të rëndë ekonomike.

Gjykatat federale të SHBA vazhdimisht kanë bllokuar paditë penale dhe civile të nisura kundër Kissinger dhe CIA-as.

Armatim Militantëve

CIA ka një histori të gjerë të armatosjes së grupeve radikale, ekstremiste, në mënyrë që të lehtësojë ndryshimet e regjimeve.

Shembulli i kësaj praktike ka ndodhur në vitin 1979, kur CIA filloi dërgimin e ndihmës financiare dhe ushtarake për ekstremistët islamikë në Afganistan – Muxhahidinët – të cilët kundërshtonin qeverinë sekulare të mbështetur nga Bashkimi Sovjetik.

Per rrezimin e një qeverie “jo miqësore”, agjencia dëshironte të nxiste shpejt një pushtim të vendit nga Ushtria e Kuqe në mbështetje të qeverisë së komplikuar dhe t’i japë Bashkimit Sovjetik si hise “Vietnamin e vet”.
Shumë spekulojnë se CIA mbështeti drejtpërdrejt udhëheqësin e Al-Kaidës Osama bin Laden, ndonëse prova bindëse, të dala zyrtarisht nuk ka.
Megjithatë, Bin Ladeni në atë kohë padyshim që ishte i nderuar në mediat perëndimore dhe pas përfundimit të konfliktit në vitin 1989 grupi i tij i njohur terrorist doli nga këto radhë muxhahidinësh dhe me Bin Ladenin shfrytëzuan luftëtarët, burimet financiare, trajnimet dhe strukturat e rekrutimit të siguruara nga CIA.

Duke dështuar në veçanti për të mësuar nga mësimet e qarta të historisë, CIA ka përdorur shumë herë të njëjtën politikë që prej kohëve të fundit edhe në konfliktin sirian, ku “rebelët e moderuar” – në të vërtetë elementë të egër ekstremistë – kanë luftuar kundër qeverisë popullore të Bashar al-Assad.

Infiltrimi në media

Për shumë vite, CIA drejtoi “Operation Mockingbird” – një program i dedikuar për të manipuluar mediat amerikane dhe evropiane për qëllime propaganduese duke rekrutuar gazetarë në botimet kryesore, nëpërmjet të cilave përhapeshin lajme pro Amerikane dhe anti-sovjetike.

Ndikimi i CIA-s nuk ishte zvogëluar deri në vitin 1977 kur gazetari i famshëm investigativ Carl Bernstein, raportoi mbi botimet me agjentët e CIA-s në stafin e tyre, si dhe mbi 400 gazetarë amerikanë që kishin kryer fshehurazi detyra për agjencinë.

Megjithatë, përpjekjet e agjencisë per tu infiltruar në media nuk janë të kufizuara vetëm në mediat e lajmeve. Studiuesit e pavarur Tom Secker dhe Matthew Alford kanë zbuluar se CIA ka ndihmuar të prodhojë dhe ka ndikuar në mbi 1,800 filma dhe shfaqje televizive gjatë rrjedhës së ekzistencës së saj.

Eksperimentime me Njeriun

Agjencia ka kryer eksperimente të shumta në njerëz gjatë shtatë dekadave të kaluara, nga të cilat Projekt MKUltra është më famshmi.

Me ndihmën e shkencëtarëve nazistë të kapur (të sjellë nga Gjermania nën kujdesin e “Projektit Paperclip”), mjekët dhe kimistët e CIA-s u përfshinë në një sërë aktivitetesh të paligjshme, duke përfshirë një numër teknikash për të manipuluar gjendjen mendore të subjekteve të pavendosur dhe funksionet e trurit, duke përfshirë administrimin e barnave psikike, hipnozë, deprivim shqisor, izolim, abuzimi verbal dhe seksual, si dhe një shumëllojshmëri e teknikave të torturës.

Nga ilaçet e përdorura, LSD ishte më e zakonshmja – zakonisht jepej pa pëlqimin e informuar për pacientët mendorë (në kundërshtim me Kodin e Nurembergut), për të burgosurit, të varurit nga droga dhe prostitutat (“njerëz të pafuqishëm që nuk mund të kundrapërgjigjeshin”) me qëllim për të studiuar reagimet e tyre.
Në një rast, ilaçi hallucinogjenik u përdor tek një pacient mendor në Kentaki për 174 ditë të plota – megjithëse vetë punonjësit e CIA-s nuk ishin imunë, dhe thuhet se po të shpoheshe pak me LSD kjo do përbënte “rrezik profesional” për stafin e agjencisë, ndërsa projekti ishte në veprim e sipër.
Shumë vdekje të raportuara thuhet se ishin si rezultat i këtyre veprimeve – i famshmi, shkencëtari i ushtrisë Dr Frank Olson kaloi në depresion të thellë pasi pa dashje mori një dozë, më vonë gjeti vdekjen duke u hedhur nga dritarja e katit të trembëdhjetë të Hotelit Pennsylvania në New York.

Përdorimi i LSD u ndërpre – të paktën zyrtarisht – kur një dozë e injektuar fshehtas tek një agjent e bëri individin që të vraponte nëpër Uashington në një gjendje paniku ekstreme, duke bërë atë që të shihte monstra në çdo makinë që kalonte afër tij./ Gazeta Impakt

burimi:sputnik

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne