Katër teoritë që fshihen pas vendimit të Trumpit për të zhvendosur ambasadën amerikane në Jeruzalem

Nga James Reinl

Në Mars të vitit 2016, Trumpi i pati premtuar Komitetit Publik Amerikano-Izraelit (AIPAC) se do ta zhvendoste ambasadën amerikane në “kryeqytetin e përjetshëm të popullit hebre, në Jeruzalem.” (AFP)

NEW YORK, Deklarata e pritur nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump në lidhje me zhvendosjen e ambasadës amerikane në Jeruzalem ka shkaktuar shqetësim dhe zemërim të madh në mesin e analistëve dhe udhëheqësve në mbarë botën për shkak tëpasojave si kryengritje të tipit të Intifadës si dhe shkatërrimit të përpjekjeve për paqe të procesit izraelito-palestinez.

E gjithë kjo situatë ngre një pyetje të thjeshtë: pse e ndërmorri Trumpi këtë veprim? Trump ka folur në lidhje me dëshirën e tij për të arritur në konkludimin e “marrëveshjes përfundimtare” për paqemes izraelitëve dhe palestinezëve. Ndërkohë që nga ana tjetër, zhvendosja e ambasadës do ta bënte Washingtonin të paaftë për të luajtur një rol ndërmjetës të ndershëm në bisedimet e ardhshme të paqes mes dy vendeve.

Ndërkohë, Trump ka marrëparalajmërime nga udhëheqës të ndryshëm në mbarë botën si arabë dhe evropianë, nga shefi i OKB-së, Antonio Guterres dhe madje edhe në raportet e përgatitura nga vetë nëpunësit e tij pranë Departamentit të Shtetit. Mesazhi nga këto kritika është i qartë: një zhvendosje e ambasadës do të shkatërrojë dekada të politikës amerikane dhe rrezikon të nxisë trazira të mëtejshme në Lindjen e Mesme.

Edhe vetëpubliku dhe populli amerikan nuk e mbështesin këtëvendim të Trumpit. Një studim i kohëve të fundit nga Instituti Brookings, një organiztaë e mendimit, tregon se 63 përqind e amerikanëve e kundërshtojnë këtë vendim, kundrejt vetëm 31 përqind që e mbështesin atë. Përfaqësuesit demokratë në kongres janë pothuajse të gjithë kundër këtij vendimi, ndërkohë që republikanët janë pothuajse të ndarë në dy pjesë nëse duhet ta pranojnë këtë vendim apo jo.

Për t’iu përgjigjur debatit të vendimit shumë të parashikuar të Trump tëzhvendosjes së ambasadës, i cili u bë me dije ditën e mërkurë, Middle East Eye-MEE pyeti ekspertët nga i gjithë spektri politik në lidhje me teoritë e tyre mbi atë që po motivon presidentin e 45-të të SHBA-së për të ndërmarrë një hap të këtillë.

1) Teoria “Trumpi po bën presidencë”

Fillimisht, MEE kontaktoi me Benny Avni, një mbështetësi madh i Izraelit dhe kolumnist për New York Post. Sipas interpretimit tepër bamirës të Avnit, Trump më në fund ka marrë vendimin e duhur në lidhje me atë që dëshiron publiku amerikan dhe ka përligjur atë që ligjvënësit amerikan e kishin dekretuar 22 vjet më parë.

Kongres ka miratuar në vitin 1995 një ligj sipas të cilit i bën thirrje ambasadës së SHBA-së që të zhvendoset në Jerusalem. Me qëllim që ky vendim të mos zbatohej dhe ambasada të vazhdonte të qëndronte në Tel Aviv, vendndodhjen e saj aktuale, presidentët duhet të nënshkruajnë dekret shtytës të zbatimit të ligjit çdo gjashtë muaj, siç bëri Trump në qershor dhe dhe për arsye vendimi i ardhshëm ishte pikërisht këtë muaj.

Në deklaratën që dha për MEE, Avni është shprehur se “Zhvendosja e ambasadës amerikane në Jeruzalem është një zbatim i ligjit amerikan. Një mori presidentësh amerikanë, pavarësisht premtimit gjatë fushatave të tyre zgjedhore për ta zbatuar këtë ligj, e kanë shtyrë atë me dekret çdo gjatë muaj.”

Avni është shprehur se Jeruzalemi, ose të paktën pjesa perëndimore e qytetit, prej kohësh ka qenë shtëpia e disa prej institucioneve qeverisëse të Izraelit dhe se tashmë ka ardhur koha që si Ëashingtoni ashtu edhekryeqytetet e tjerë ta njohin Jeruzalemin si një kryeqytet funksional i Izraelit duke dërguar amabsadat e tyre atje.

Avni ka vënë në pikëpyetje rezultatet e studimit në lidhje me opinionin publik të Brookings, duke argumentuar se “Sondazhi i vërtetë kanë qënë zgjedhjet e SHBA-së”. Amerikanët vazhdimisht votojnë në favor të ligjvënësve që votojnë dhe mbështesinbuxhetet që vihen në pozicion tëmbështetjes ushtarake dhe diplomatike për Izraelin.

Edhe kur ishte ende e paqartë se cili do të ishte vendimi i Trumpit i shpallur gjatë deklaratës së të mërkurës, zyrtarët më të lartë të SHBA-së kanë theksuar se me shumë mundësi ata do ta pranojnë Jeruzalemmin si kryeqytet të Izraelit dhe se brenda gjatë muajve të ardhshëm do të bëhen përgatitjet e nevojshme dhe planet për zhvendosjen e ambasadës.

2) Teoria se “Trumpi po luan për elitën e tij”

Shkencëtari dhe analisti Shibley Telhami, që ka zhvilluar sondazhin për Brooking ka bërë vlerësimin e të dhënave të mbledhura në sondazh. Ndërsa të dhënat e tij tregojnë se demokratët kundërshtojnë me shumicë dërrmuese një transferim të këtillë të ambasadës, dhe republikanët kanë një përçarje në lidhje me këtë çështje – Trump mund të jetë i referuarnjë grupimi shumë më të ngushtë.

Telhamika bërë me dije se ndër të krishterët ungjillorë (evangjelikët), të cilët përbëjnë një njdër grupet më të radikalizuar të elektoratit amerikan, rreth 53 për qind prej tyre mbështesin zhvendosjen e ambasadës në Jerusalem, ndërsa 40 për qind e kundërshtojnë zhvendosjen.

Ekzistojnë edhe palë të tjera që duhen marrë parasysh në analizimin e kësaj situate. Në Mars të vitit 2016, Trumpi i pati premtuar Komitetit Publik Amerikano-Izraelit (AIPAC) se do ta zhvendoste ambasadën amerikane në “kryeqytetin e përjetshëm të popullit hebre, në Jeruzalem.”

Premtime të këtilla shndërrohen në fonde për fushtën. Mbreti i lojërave të fatit në Las Vegas Sheldon Adelson, i cili ka bërë një donacion në vlerën e shumë miliona dollarësh në fushatën e zgjedhjeve për të mbështetur Trumpin, raportohet të jetë tepër i irrituar nga mungesa e politikave pro-izraelite që priste të shikonte nga Shtëpia e Bardhë.

Telhami ka shtuar se në fund të fundit grupime të këtilla minoritare të interesave dhe vazhdoi duke thënë se “në fund të fundit askush nuk po i qëndron në kokë për të marrë vendime të këtilla politike. Kush do ta braktiste atë nëse nuk do të merrte një vendim të këtillë. Askush.”

3) Teoria se “Trump po i detyron palestinezët për negociata”

Trump nuk do të ishte presidenti i parë amerikan që do të dëshironteqë edhe emri i tij të ndërlidhjem me dhe të kishte një impakt për t’u mbajtur mend në marrëdhëniet Izraelito-Arabe. Edhe presidentë të tjerë të mëparshëm amerikanë kanë shenjuar drejtpaktit tëshenjtë të marrëveshjeve të paqes, të këtillë si Bill Clinton, Jimmy Carter dhe shumë të tjerë.

Megjithatë, teknikat e negocimit të përdorura nga Trumpi– siç tregohet edhe nga qasja që ai ndjek gjatë marrëveshjeve të tregtisë dhe marrëdhëniet e tij të mëparshme të biznesit– përfshin një palë më të fuqishme që i bën presion gjatë gjithë kohës partnerit negociues për të përfituar kushte gjithnjë e mëtë favorshme.

Në këtë rast, një zhvendosje e diskutueshme e ambasadave –duke u shoqëruar edhe me lëvizjet për të shkurtuar fondet e OKB-së për palestinezët si dhe me mbylljen e zyrës në Washington të Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO) – mund të jetë një përpjekje për të vështirësuar gjithnjë e më shumë pozicionin e Presidentit Mahmud Abbas.

Sipas Josh Ruebner, një analist për fushatën amerikane në llidhje me të drejtat palestineze, deklarimii për zhvendosjen e ambasadës mund të jetë “pjesë e një qëndrimi për të kërcënuar dhe për t’i bërë presion palestinezëve qëtë pranojnë një marrëveshje të disfavorshme për ta”në momentin kur Trump të bëjë me dije propozimin e tij për paqe, që pritet të deklarohet në fillim të vitit të ardhshëm.

4) Teoria se “Trumpi është mendjelehtë dhe pragjykues”

Interpretimi më pak i qëndrueshmëështë qasja se Trumpinuk është mbështetur në asnjë strategji bindëse për vendimin e tij. Dhëndri i tij Jared Kushner, përfaqësuese për procesin e paqes, Jason Greenblatt si dhe aktorë të tjerë të rëndësishëm të Lindjes së Mesme janë mbështetës të njëanshëm të Izraelit.

Telhamiështë shprehur se këta përfaqësues që ai ka emëruar janë “disa persona tërësisht pa eksperiencë siç nuk është parë kurrë dhe që jetojnë vetëm për fasadën”, po e çojnë Trumpun gjithnjë e më shumë drejt një rruge të rrezikshme. Trump mund të ketë dashur të godasë një marrëveshje paqeje, por që tani duket shumë si puna e vështirë dhe ai kërkon një dalje.

Një zhvendosje e ambasadës amerikane drejt Jeruzalemit do t’i rriste tensionet në mesin e arabëve gjë që do ta detyronte Abbasin të largohet nga tryeza e negociatave. “Ekipi i Trump ka arritur të kuptojë të vërtetën e madhe se marrëveshja e shekullit nuk do të mund të arrihet në asnjë mënyrë dhe në logjikën e tyre është më mirë të fajësosh dikë tjetër sesa të fajësosh veten.”

Sipas opinionit të Ruebner, realiteti është ende i mjegullt për t’u analizuar. Kushner, Greenblatt dhe miqtë e tyre në kabinetin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu asnjëherë nuk kanë menduar apo planifikuar që t’i ofrojnë palestinezëve një marrëveshje realiste dhe të pranueshme.

Ruebner është shprehhur kështu për MEE, “Pavarësisht nga sa duket se po kalohet drejt një një zgjidhjeje të çështjesqë përfshin koekzistencën e të dy shteteve njëkohësishr, të gjithë janë të angazhuar ideologjikisht që të arrijnë të krijojnë Izraelin, i cili do të mbajë kontrollin e plotë 100% të territoreve të Palestinës hitorike, pa njohur asnjë të drejtë kombëtare apo asnjë prej të drejtave të njeriut për popullin palestinez.”

Burimi : Middle East Eye /ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne