Katolikët diskriminojnë muslimanët dhe bektashinjtë e Detroitit në simpoziumin e Skënderbeut

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin Detroit të SHBA-së ku komuniteti shqiptar është ndjerë vërtet i fyer. Ngjarja me pasoja përçarëse dhe fyese për komunitetin shqiptar është transmetuar edhe nga Zëri i Amerikës.

Këtu në Amerikë në shtetin e Michiganit, qyteti Detroit ku mendohet se ka mbi 25 mijë familje shqiptare, një grup “keshilli organizativ” i 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut i kryesuar nga prifti i kishës katolike ka dërguar ftesa në të gjithë shqiptarët duke organizuar një simpozium dhe gjoja nga të 4 komunitetet, katolik, ortodoks, musliman dhe bektashi. Fatkeqësisht komuniteti musliman dhe komuniteti bektashi nuk ka marrë një ftesë zyrtare nga ky këshillë i cili ka përdorur edhe emrin e teqes bektashiane dhe komunitetit musliman si organizator pa dijenin e këtyre të fundit.

Komuniteti musliman u ka derguar një notë ku shpreh indinatën e vet, pasi ky simpozium është paraparë si simpozium katolik, anti-musliman dhe përçarës. Komunitetit musliman dhe ai bektashian kanë shprehur indinjaten e tyre për këtë event katolik dhe përcarës ndaj shqiptarëve.

Më poshtë është letra indinjuese e publikuar nga Qendra islame e shiptarëve të Michiganit si dhe videoja e transmetuar nga Zëri i Amerikës, ku pretendohet se kanë marrë pjesë edhe komunitetet e tjera fetare shqiptare.

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne