Katoliku amerikan Conor McGregor rrihet si lepur nga muslimani Khabib Nurmagomedov. Luftëtari musliman rus e ka mposhtur McGregorin në raundin e katër me “submission”.

Katoliku irlandez është dorëzuar përpara surpemacisë së Khabibit në raundin e katërt të UFC 229 në T-Mobile Arena. Pavarësisht kthimit në luftimet e arteve maciale të kombinuara, katoliku McGregor u dominua shpejt nga muslimani rus.

Fituesi i ndeshjes më të madhe të historisë së UFC, muslimani rus Khabib Nurmagomedov nuk ka nguruar të dalë përpara gazetarëve për disa minuta pas ndeshjes dhe pas sherrit masiv që ndodhi në fund.

“Në radhë të parë dua t’i kërkoj falje komitetit atletik të Nevada-s. E di që kjo nuk është ana ime më e mirë por edhe unë jam njeri. “Nuk e kuptoj pse njerëzit merren vetëm me pjesën kur unë dola nga kafazi. Ai foli për fenë time, vendin tim, familjen time, ai erdhi në Brooklyn dhe sulmoi autobusin.

“Por njerëzit merren vetëm me mua. Të gjithë e dinë se kush jam unë. Ai edhe sot u dorëzua, ashtu siç ju kisha thënë.

Ai foli edhe per nje urim shume te vecante, telefonaten e Presidentit rus Putin: Ai më telefonoi duke më uruar për fitoren, tha muslimani rus Khabib Nurmagomedov.

Të gjitha akuzat për përleshjen masive pas meçit, i janë hedhur stafit të boksierit rus, por kështu nuk po del të jetë. Sipas disa fotove që po qarkullojnë në rrjetet sociale, shihet se si stafi i McGregorit i janë vërsulur atij të Khabibit.

97