Katundaret e Kosoves denojne voten e Shqiperise pro Palestines

Vota e Shqiperise pro Palestines dhe kunder cmendurise amerikane ne OKB i ka tronditur katundaret qe amerikanet kane sjelle ne pushtet ne Prishtine. Hashim Thaqi, presidenti kukull i Kosoves ka thene se Kosova do të ishte rreshtuar krah Amerikës, në çdo rrethanë.

“Edhe sikur të ishte vetëm vota e Amerikës kundër kësaj rezolute, e dyta do të ishte e Kosovës, pa marrë parasysh si kanë votuar të tjerët për këtë çështje”, ka thënë i pari i vendit në një prononcim ekskluziv për Gazetën Express.

Edhe katundari kosovaro-amerikan, Uk Lushi, ka dënuar pozicionimin e Tiranës kundër Uashingtonit në OKB.

“Votimi i Shqipërisë për Rezolutën e OKB-së kundër njohjes së Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit, sot, është votim kundër aleatit kryesor të shqiptarëve, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe një gabim diplomatik që do të rezultojë me pasoja. Shqipëria është dashur të abstenojë”, është shprehur Lushi, nëpërmjet një shkrimi në Facebook.

Por sikur pritej, vendimin e Tiranes ne rradhe te pare e ka sulmuar femra e Kadri Veselit, islamofobja Arbana Xharra, e cila ka shkruar:

“Hebrenjtë historikisht kanë qenë aleatë të shqiptarëve. Shumica e zyrtarëve të lartë amerikan kur moren vendimin për bombardimin e forcave serbe në 1999ten ishin hebre. Shqipëria me votën e saj kundër Rezolutës së OKB-së për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit, doli kundër aleatit kryesor të shqiptarëve. Historikisht kemi bërë gabime, kemi humbur aleanca me ata që na kanē dalë krah. Kjo votë është kundër gjithë neve shqiptarëve!”, ka shkruar Xharra në llogarinë e saj në Facebook.

Ndersa xhaxhai i Arbana Xharres, Fahri Xharra ne ditet ne vijim pritet ta shpalli kryeministrin Edi Rama, turk dhe djale te bimbashit te Durresit si hakmarrje per voten e Shqiperise pro Palestines.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne