Eduart Ndocaj, i njohur perndryshe si Kaubojsi apo kryetari i Partise Bashkimi Demokristian Shqiptar i ka dale ne mbrojtje ekstremisteve anti-musliman te Mirdites. Ne postimet e tija ne facebook ai mbron vandalet mirditore dhe i ben apel ministrit te rendit ti liroje ekstremistet. Ai i ben thirrje policise, kryeministrit etj te leshoje mirditoret dhe te mos provokoje Mirditen. Ja disa nga mesazhet e tij ne Facebook:

RRETHOHET KOMISARIATI I MIRDITES
Forca te shumta policie kane zbarkuar ne Rreshen e po arrestojne djemt protestues qe qmontuan simbolet turke tek diga e Qafmolles.
I bej thirrje ministrit te brendshem Xhafa te liroj menjehere djemte e Mirdites nga qelit e polices perndryshe do nxisin edhe me shume se firma turke revolten dhe protestat e mirditorve. Ky eshte nje turp e skandal shteteror ne kete prag ndarje me vitin 2017 dhe ky terror policor kryhet ndaj rinis katolike mirditore.

DJEMT E MIRDITES MBAHEN NE KOMISARIAT PADREJTESISHTE
Vazhdojne procedimet kunder te rinjeve mirditor qe protestuan ne digen e Qafmolles. Po afron ora e festimit per vitin e ri dhe familje te shumta mirditore jane te shqetsuar per djemt e tyre ne izolim policor. Kam nderhyre te organet e Ministris Rendit per lirimin e tyre dhe deshiroj edhe njehere te ftoj te gjithe avokatet mirditor te shkojne tek Komisariati dhe t,ju dalin ne mbrojtje protestuesve me dinjitet.

Ndersa dje Eduart Ndocaj kishte mbeshtetur protesten e paligjshme te mirditoreve me kete mesazh:

Thirrje:

Ju bëjmë thirrje të gjithë mirditorëve që me dt 31.12. 2017, ditën e Dielë, ora 12, të tubohen paqësisht tek diga e Qafë-Mollës!

Motivi: Heqja një orë e më parë e simbolit turk në ballinë të digës, pasi diga nuk është seli diplomatike që lejon betonizim të simboleve të një shteti në një shtet tjetër komform konventave ndërkombëtare!

Thirrja vlen për të gjithë mirditorët, pa dallim bindjesh politike, pasi mbi të gjitha, PARTIA JONE ESHTE MIRDITA JONE!

Kurrë nuk është gabim të mbrosh interesat dhe diniitetin e vendit tënd!

Të gjithë në Qaf-Mollë, për Mirditën.

Shpërnadjeni thirrjen, që të jemi sa më të shumtë, që zëri i Mirditë të jetë më i fortë!

177