Qeveria e Kazakistanit po punon për një legjislacion për të ndaluar përdorimin e shamive dhe burkave nga gratë muslimane në hapësira publike.

Ministri i çështjeve fetare të Kazakistanit, Nurlan Ermekbayev tha për Sputnik se ata po punojnë për një projektligj për të ndaluar shamitë e kokës dhe burkat, dhe se ligji është i nevojshëm për të ardhmen e vendit.

70 për qind e vendit të Azisë Qendrore është muslimane, ndërsa 24.7 për qind e popullsisë përbëhet nga të krishterët ortodoksë.

Në prill, qeveria njoftoi se shtetasit e dënuar për anëtarësim në grupin terrorist Daesh do të zhvisheshin nga shtetësia e tyre.

Burka dhe shamitë janë diskutuar shpesh në vendet evropiane, në baza neutrale dhe integruese.

Austria ishte vendi më i fundit në Evropë që ndaloi përdorimin e burkave. / © Gazeta Impakt

26