Turqia ka votuar me 51.4% me referendum pro ndryshimeve kushtetuese, që i rritin pushtetin presidentit të vendit.
Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka qene ai i cili ka shpallur fitoren i pari, dhe opozita më pas ka thënë se procesi ka qënë i manipuluar.
Për procesin e votimit ka reaguar edhe Kryetari i Asamblesë së Këshillit të Europës ku ka deklarur se, referendumi në Turqi nuk i ka plotësuar standardet e vëna nga Këshilli i Evropës dhe se korniza ligjore e referendumit ka qenë joadekuate dhe ka pasur ndryshime të vonshme në numërimin e fletëvotimeve./Gazeta Impakt