Nga: GJERGJI THANASI

Ministrja e arsimit Lindita Nikolla këtë të premte morri pjesë në një konferencë të mbajtur në Hotel Tirana International.

Pjesëmarrja e ministres së arsimit në këtë konferencën, që kishte për synim të trajtonte ekstremizmin e dhunshëm, ishte vërtet sakrificë, sepse ministrja erdhi, qëndroi madje edhe mbajti fjalim në konferencë me këmbë të thyer.

Në foton shoqëruese të këtij shkrimi është ministrja me këmbën e thyer të imobilizuar (të bërë të palëvizshme) me një pajisje të quajtur në anglisht “Walking boot”. Na bëri përshtypje, që gazetarë dhe kameramanë të gazetave kombëtare dhe të televizioneve kombëtare ose jo nuk e vunë re këmbën e thyer të ministres.

Ishte prag fundjave dhe një lajm “soft” me këmbën e thyer të ministres “rilindjote” do ishte mëse i pranueshëm edhe për një medie serioze jo më për mediat e kazanit mediatik shqiptar! Absolutisht as media vizive dhe as e shkruar nuk e trajtoi si lajm këmbën e thyer të ministres! Mediat tona nuk përtojnë të bëjnë lajm, sa here që Bleona del pa sutjena, pa të mbathura në plazh apo në holle, ku jepen cmime prestigjoze.

Vallë këmba e thyer e ministres, ngjarje e ndodhur për herë të parë, na paska më pak rëndësi sesa tangat e zhveshura (për të satën herë) të zonjushës Qerreti?!?!?!?! Mesa duket “zonjusha” FU-FU, që mbulon marëdhëniet me publikun në kryeministri, njëlloj si i ndjeri Miti Tona që moti ia ka ndaluar medias shqiptare të trajtojë si lajm këmbën e thyer të ministres. Pikërisht një sjellje e tillë na shtyn të investigojmë ku, kur, si dhe pse u thye këmba e ministres!

50