“Kemi gjetur klientë të rinj për të shitur naftë”

Zëvendëspresidenti i parë i Iranit, Eshaq Jahangiri, theksoi se kanë gjetur klientë të rinj për të shitur naftë.

Sipas lajmit të agjencisë së lajmeve të Iranit, IRNA, në fjalimin e tij në një konferencë në kryeqytetin Teheran me rastin e Ditës Botërore të Standardeve, Jahangiri ka thënë, “Derisa ishim duke kërkuar mënyrat për të punuar me klientët tonë të mëparshëm për shitjen e naftës, gjetëm klientë të rinj”.

Ai duke folur në lidhje me disa kompani të naftës të cilat kanë ndaluar furnizimin e naftës nga Irani, tha se kërkimi i zgjidhjes ndaj sanksioneve të klientëve aktual është i natyrshëm.

Jahangiri tha se rritjet në çmimet e naftës janë të lidhura me sanksionet ndaj Iranit.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne