Kënga më kot fare fiton Eurovizionin, Shqipëria del në vend të 11-të

Turp dhe zhgënjim i madh vjen nga Lizbona: Kënga më kot fare fiton Eurovizionin, Shqipëria del në vend të 11-të.

Ka përfunduar edicioni i 63-të  i Festivalit Evropian të Këngës – Eurovision, me finalen e mbajtur në Altice Arena të Lisbonës, në Portugali, ku konkurruan 26 shtete finaliste.

Izraeli u shpall fitues i Eurovizion i këtij sezoni të mbajtur në Portugali. Kënga e Eugen Bushpepës që përafqësonte Shqipërinë u rendit në vendin e 11-të me 184 pikë pas llogaritjes së votave të jurive dhe publikut. Vetëm me votat e jurive të 43 vendeve Shqipëria u rendit e shtata, por vlerësimi i publikut përmbysi gjithçka. Këngëtarja Netta me këngën “Toy” u shpall fituese e ‘Eurovision Song Contest’.

Të shumta kanë qenë reagimet negative për këngën e fituar. Shumë nga komentuesit në rrjetet sociale thanë se u ndjenë vërtet të zhgënjyer nga ky event, madje shume persona thane se nuk kishin për ta ndjekur më Eurovizionin dhe do ta bojkotonin në të ardhmen.  Komentet në youtube ishin vërtet zhgënjyes për këtë festival të njohur. Mund të themi me të vërtetë se kënga e kengetares izraelite nuk i afrohej fare këngës së këngëtarit shqiptar.

Pas votimit të jurisë, në pesë vendet e para renditeshin Austria, Suedia, Izraeli, Gjermania dhe Qiproja, mirëpo votat e publikut ndryshuan gjithçka.

Në fund triumfoi përfaqësuesja e Izraelit me 529 pikë, e cila padyshim iu gëzua shumë këtij suksesi duke lënë prapa shqiptaren Eleni Foureira (436 pikë).

Rikujtojmë që në këtë festival konkurruan tre shqiptare duke i përfaqësuar tri vende të ndryshme.

Eugent Bushpepa ishte përfaqësuesi i Shqipërisë me këngën “Mall”, me të cilën e pushtoi skenën e Eurovisionit me interpretimin e tij.

Eleni Foureria e përfaqësoi Qipron me këngën “Fuego” duke e ndezur atmosferën me performancën skenike.

Ndërsa, Ermal Meta së bashku me Fabrizio Moron interpretuan këngën “Non mi avete fatto niente”.

 

 

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne