Këngëtari shqiptar thotë se nuk do të këndojë më jashtë Kosovës pa u liberalizuar vizat

Këngëtari dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri – Labi ka paralajmëruar që sonte është hera e fundit që do të performojë jashtë Kosovës. Ka thënë se nuk do të udhëtojë jashtë Kosovës deri sa të liberalizohen vizat për kosovarët.

Këtë lajmërim, Tahiri e ka bërë përmes një postimi në rrjetin social Instagram, duke e quajtur një sakrificë për popullin e Kosovës.

“Sonte dhe vetëm sonte sepse mbas 1 janarit rri me popullin tim në Kosovë deri ditën që do të dalë i pari shqiptarë me Liberalizim të vizave. Kjo sakrifice e imja, vjen si pasojë nëse Evropa nuk e trajton qytetarin tim sikur popujt tjerë. Kah po i shkruaj këto fjale, mund të ndodhe me vite mos dhënia e të drejtës se lëvizjes, ama unë do të mbyllem me ju vëllezër e motra. Kosova dhe ju, vlen më shume se sa vetja ime dhe të gjithë që jemi në parlament”.

“I falënderoj krejt Gurbetqarët që na dhanë gjithçka për atdhe dhe tash është radha që ne të bëjmë për ta duke lulëzuar rininë dhe atdheun tonë”, ka shkruar Labi në një video të publikuar.

Labi sonte do të performojë në një nga klubet e shtetit të Gjermanisë. Ai së fundmi si deputet i Kuvendit të Kosovës arriti që ta emërojë një ministër nga Ferizaj.

Për një veprim të tillë ai kishte kërcënuar disa hera shefin e partisë, Behgjet Pacollin.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne