Kenneth Roth: Është koha që edhe qeveritë e tjera t’i bashkohen Turqisë

Drejtori Ekzekutiv i Organizatës për Monitorimin e të Drejtave të Njeriut (Human Rights Watch – HRW), Kenneth Roth, u prononcua të dielën në lidhje me kritikat e Turqisë drejtuar Kinës për “qëndrimin e tmerrshëm” ndaj turqve ujgurë duke thënë se tani është koha që edhe qeveritë e tjera t’i bashkohen Turqisë.

Përmes një serie mesazhesh në rrjetin social “Twitter”, Kenneth Roth komentoi shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut nga Kina në dëm të turqve ujgurë.

Duke rikujtuar reagimin e zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy, ndaj Kinës, kreu i HRW-së theksoi se shkeljet e Kinës ndaj turqve ujgurë janë “burim i madh turpi për njerëzimin”.

“Turqia është vendi i parë mysliman që kritikon Kinën në mënyrë të drejtpërdrejt për trajtimin e tmerrshëm ndaj myslimanëve ujgurë dhe është një nga vendet më të fuqishme që ka shumicën myslimane”, shkroi ai duke iu referuar reagimit të Turqisë.

“Tani është koha që edhe qeveritë tjera t’i bashkohen Turqisë. Hapi i radhës duhet të jetë që Këshilli i të Drejtave të Njeriut të fillojë hetim ndaj Kinës, e cila persekuton ujgurët dhe myslimanët e tjerë të rajonit Xinjiang”, shtoi ai. / AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne