Kërcënime për luftë/ Rusia dhe Irani i tregojnë dhëmbët SHBA-ve: Nëse kaloni edhe njëherë “vijën e kuqe”, jemi gati të…

Rusia, por edhe Irani, dy aleatë të regjimit të Bashar al Assad në Siri duket se nuk kanë ndërmend të rrinë duarkryq pas vendimit të SHBA-ve për të bombarduar bazën ajrore në Siri, madje këto dy shtete kanë kërcënuar SHBA-të, se do t’i përgjigjen me të njëjtën monedhë, nëse kalojnë sërish, vijën e kuqe, siç raporton “The Independent”.

“Agresioni i Amerikës ndaj Sirisë konsiderohet si kalim i vijës së kuqe. Nga sot e tutje ne do të përgjigjemi me forcë ndaj çdo agresori apo ndonjë tjetër shkelje të vijave të kuqe nga kushdo qoftë. Amerika i di mirë aftësinë tonë për t’iu përgjigjur”,- thuhet në një njoftim për shtyp.

Po sot, Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Michael Fallon akuzoi Rusinë për lidhje me Assad dhe tha se ata janë “përgjegjës për çdo vdekje” në Khan Sheikhoun.

Michael tha se sulmi kishte ndodhur “në syrin e tyre” dhe se Vladimir Putin tani duhet të tërheqë deklaratat e tij se, armët kimike të Assad ishin shkatërruar. Britania, SHBA dhe Franca akuzuan regjimin e Assad për hedhjen e gazit mbi popullsinë civile, ndërsa Rusia tha se i kishin hedhur rebelët./ BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne