Kërcënimet e Serbisë, Thaçi “ultimatum” Beogradit: Kujdes, do t’ju përgjigjemi me armë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi duke folur në manifestimin “Ditët e Shqipes” që mbahet çdo vit në Koshare tha se Kosova ka fituar pavarësinë dhe shtetësinë e saj fal rënies së dëshmorëve të kombit siç janë Agim Ramadani, Sali Çekaj dhe dëshmorëve të tjerë.

Sipas tij, fal këtyre dëshmorëve Kosova sot po ecë sigurt drejt integrimit evropian.

Thaçi përmendi edhe kërcënimet që sipas tij po vijnë nga Serbia. “Edhe sot Kosova dhe rajoni ballafaqohen me sfida. Kosova nganjëherë po ballafaqohet edhe me kërcënime të drejtpërdrejta të Beogradit, por edhe sot nga Kosharja përgjigja e shtetit të Kosovës është e qartë, çdo kërcënimi do t’i përgjigjemi siç ju kemi përgjigjur edhe më herët për largimin e çdo pretendimi kërcënues nga Serbia dhe kushdo tjetër”, tha Thaçi.

Manifestimi “Ditët e Shqipes” po mbahet për nder të 19 vjetorit të Betejës së Koshares, që përfundimisht theu kufirin në mes tokave shqiptare që me shekuj ishte vënë nga pushtuesit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne