“Kërcënimi” bërthamor i Iranit: Lajme të rreme të ricikluara nga Tramp

nga Yuram Abdullah Weiler.

Pas më shumë se një dekade të paralajmërimeve të ashpra nga neokonservatorët e Uashingtonit mbi kërcënimet bërthamore iraniane, shumica e botës së civilizuar më në fund u gëzua kur plani i përbashkët i veprimit u nënshkrua nga Irani dhe pesë anëtarët e përhershëm të këshillit të sigurimit bashkë me Gjermaninë në vitin 2015. Shpresat për një shkrirje graduale të marrëdhënieve midis Republikës Islamike dhe SHBA-së u prenë sidomos tani me ardhjen në Shtëpinë e Bardhë të Donald Trumpit, i cili vazhdimisht e ka kundershtuar të ashtuquajturën marrëveshje bërthamore të Iranit. Përsëri këto kohë Irani po akuzohet nga mediat amerikane për fshehje të armëve bërthamore.

Në një artikull ekskluziv, Fox News njoftoi se këshilli kombëtar i rezistencës së Iranit (NCRI), një organizatë politike frontale e Muxhahadin-Khalq (Mek, MKO), ka arritur edhe një herë të sigurojë “informacionin” në lidhje me një program armësh bërthamore të fshehur me shkathtësi nga sytë e inspektorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike. Sipas Fox News, raporti i NCRI i titulluar “Zemra bërthamore e Iranit: Vende ushtarake të pa inspektuara” doli përpara “mos nënshkrimit të pritur nga presidenti Tramp për rinovimin e marëveshjes me Iranin. Raporti pretendon se agjentët e MeK që veprojnë brenda Iranit jo vetëm që kanë konfirmuar ekzistencën e një programi të fshehtë të armëve bërthamore, por gjithashtu kanë zbuluar një bazë tjetër ushtarake sekrete kushtuar ndërtimit të bombave bërthamore.

Ndonëse kjo mund të duket e besueshme për amerikanët e keq informuar, informacioni mban një ngjashmëri ekzakte me ambjentet sekrete te armëve që thuhet se u zbuluan nga agjentët e MeK brenda Iranit në vitin 2002. Në të vërtetë, i njëjti person i cituar në artikullin e Fox, Alireza Jafarzadeh shkroi ne vitin 2005 “Bazuar në informacionin e marrë nga brenda vendit, regjimi iranian ka nisur një plan strategjik të gjerë në mënyrë që të ndërtojë tunele dhe qendra sekrete në të gjithë vendin, në mënyrë që të fshehe projektet e saj bërthamore dhe raketore.” [3] Përveçse eshtë një Komentator i Fox News dhe “ekspert i terrorizmit” duke pasur parasysh të shkuarën e tij që daton që nga viti 1985 me kultin terrorist të MEK-ut, Jafarzadeh është gjithashtu president i Strategic Policy Consulting që pretendon të “ofrojë një gamë të gjerë konsulence në çështjet e lidhura me terrorizmin, armët e shkatërrimit në masë, çështjet e brendshme dhe të jashtme të Iranit, si dhe rolin i Iranit në Irak”.

Jafarzadeh fitoi famë në gusht të vitit 2002, kur mbajti një konferencë shtypi për të paraqitur “prova” të një programi të armëve bërthamore në Iran. Në librin e tij të vitit 2006 të titulluar “The Iran Threat”, i cili duket më tepër si sajesë e dobët spiunazhi, ai pranoi se kishte punuar si lobist për Mek dhe madje kishte arritur të bindë 219 anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA për të nënshkruar një deklaratë në mbështetje të NCRI. Jaferzadeh ishte tepër krenar që George W. Bush i dha NCRI-së meritën për zbulimin e “programit të fshehtë bërthamor” të Iranit, të cilin Bushi e quajti “grup disident”.

Ngjashmëria e artikullit aktual të Fox News dhe njoftimi për shtyp i vitit 2005 është i habitshëm. Për shembull, të dy flasin për tunele të mëdha nëntokësorë. Raporti i tanishëm i Fox News flet për “pjesë të tuneleve të mëdha nëntokësore”, ndërsa njoftimi për shtyp i vitit 2005 raporton mbi “tunele të fshehtë në shkallë të gjerë për sistemin e armëve”. Po ashtu të njëjta janë edhe pohimet që pretendojnë se kompleksi ushtarak në Parchin, në juglindje të Teheranit strehon një numër të objekteve të fshehta që supozohet të përdoren në zhvillimin e vazhdueshëm dhe prodhimin e armëve bërthamore. Në total, katër lokacione quhen Natanz, Arak, Lavizan-Shian dhe Parchin për të cilat NCRI pretendon “me siguri të madhe” se përfshihen në një farë mënyre me kërkimin dhe zhvillimin e armëve bërthamore.

Jafarzadeh dhe Fox News kanë një histori të gjatë bashkëpunimi që shkon deri në vitin 2003 kur eksperti i vetëshpallur akuzoi Iranin për kontrabandën e armëve të rënda në Irak “duke përdorur kamionë fruta perimesh, autobusë, automjete komunale të cilat rrinin të fshehura nëpër fshatra dhe fusha bujqësore gati për tu perdorur prej tyre. Për më tepër, Jafarzadeh që në atë kohë e kishte quajtur Republikën Islamike” sponsorin kryesor botëror të terrorizmit” dhe këshillonte SHBA-në” për të bërë më shumë presion mbi Teheranin me këmbënguljen e tij se me mijëra iranianë po protestonin “për ndryshimin e regjimit” dhe dhënien “fund të teokracisë në Iran”.

Në një intervistë interesante të vitit 2005 nga Fox News ku Joe Cirincione, drejtor në Carnegie Endowment për paqen ndërkombëtare u vendos kundër Jafarzadeh, ky i fundit pretendonte se kishte prova të reja nga burime të paidentifikuara që provonin se programi paqësor bërthamor i Iranit ishin një maskim për zhvillimin e armëve bërthamore. Duke cituar informacionin se Irani po zhvillonte një iniciator të neutroneve duke përdorur polonium 210 dhe berilium 9, Jafarzadeh pohoi se “Irani po punonte për të zhvilluar një shkrehës bërthamor i cili është pjesë e domosdoshme e ndërtimit të bombës.” Nga ana e tij e tij Cirincione duke ju referuar NCRI-së theksoi, “Gjithë këto ekspozime që ata kanë bërë akoma nuk janë vërtetuar.” Për më tepër, Cirincione vlerësoi se Irani ishte të paktën pesë vjet larg nga krijimi i një bombe atomike dhe vuri në dukje se “pas dy vjet inspektimesh ne nuk kemi gjetur ndonjë gjë të vërtetë në lidhje me punën e armëve.”

Larg nga teknologjia e sotme, lancimi i moduluar i poloniumit dhe beriliumit për të shkaktuar reaksione zinxhir të neutroneve filloi që në vitet 40 në fazat e para të programit atomik amerikan. Gjithashtu vlen të përmendet fakti që bomba atomike e parë e Indisë e testuar më 18 maj 1974 përdori një iniciator polonium-beriliumi pothuajse identik me atë të përdorur në “Gadget”, pajisja e parë bërthamore amerikane që do të testohej më 16 korrik 1945 pranë Alamogordos, New Mexico. Larg nga syri vigjilent i Uashingtonit, shkencëtarëve indianë ju deshën dy vjet për të zotëruar metodat e prodhimit dhe teknikat e trajtimit për sasitë e mëdha të poloniumit të kërkuar për të prodhuar këtë lloj iniciatori të neutroneve.

Sa per Iranin që përpiqet të grumbullojë poloniumin dhe berylliumin e nevojshëm për një shkrehës ne rast se do ja dilte do të krijonte një shenjë dalluese të menjëhershme. Deri më sot asnjë shenjë e tillë e besueshme nuk është zbuluar. Për më tepër polonium 210 duhet të prodhohet në mënyrë të vazhdueshme pasi që ka një jetë të shkurtër prej katër vjetësh, duke bërë që iniciatori polonium-berilium të jetë i paefektshëm brenda asaj periudhe kohe. Edhe “ekspertët” e lidhur me NCRI në vitin 2005 e vendosën jetëgjatësinë e një iniciatori të projektuar iranian në një maksimum prej 6 muajsh. Çështja këtu është se çdo veprim i këtij lloji në Iran me siguri që do të ishte zbuluar nga inspektorët e IAEA shumë kohë më parë.

Për fat të keq, Jafarzadeh me shokë duket se kanë gjetur një audiencë perceptuese në Uashington, sepse Trumpi vetë iu referua Iranit kalimthi mbi trembëdhjetë herë në fjalimin e tij të fundit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Midis thënieve më joshëse, Trump deklaroi: “Në vend që të përdorin burimet e veta për të përmirësuar jetesën iraniane, fitimet e naftës së tyre shkojnë për financimin e Hezbollahut dhe terroristëve e tjerë që vrasin muslimanët e pafajshëm dhe sulmojnë fqinjët e tyre arabë dhe izraelitë”. Duke vënë në dukje luftën saudite ndaj Jemenit dhe uzurpimin e vazhdueshëm izraelit ndaj tokave palestineze duhet të na mjaftojë për të diskredituar vërejtjet e Trumpit në lidhje me “fqinjët paqësorë arabë dhe izraelitë” por edhe mbi pretendimet në lidhje me mbështetjen e Iranit për “terroristët”?

Financimi i një programi të vazhdueshëm të armëve bërthamore, nëse Irani me të vërtetë e ka një të tillë si dhe i “terroristëve” që akuzon Trumpi, kërkon shumë para por Irani nuk është i mbushur me para. Me vonesat në integrimin e bankave iraniane në sistemin bankar global, rritja e sektorëve te lidhur jo me naftën e Iranit ka qenë më pak se një për qind, duke e lënë vendin të varur nga të ardhurat e naftës që i nënshtrohen tregut të paqëndrueshëm të naftës bruto dhe pak fitimprurës ku një fuci kushton 50 dollarë. Megjithatë deri diku Irani ka arritur të ulë shkallën e varfërisë në mesin e qytetarëve të saj nga 13.1 për qind në 2009 në 8.1 për qind në vitin 2013. Natyrisht që kjo arritje e përmirësimit të jetesës iraniane nuk mund të ishte arritur duke devijuar fitimet e naftës për programet e armëve bërthamore ose financimin grupet ekstremiste, siç kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë sauditët duke derdhur miliarda në përhapjen e vehabizmit.

Fox News ka qenë i shpejtë për të vënë në dukje se Maryam Rajavi, kreu i NCRI-së i mirëpriti vërejtjet e forta të Trumpit, të cilat ishin në përputhje me dëshirën e dyshuar të popullit iranian për ndryshimin e regjimit. Ndërkohë që ky imazh i iranianëve i shtrembëruar nën tiraninë teokratike besohet shumë në mesin e ekspertëve amerikanë, realiteti në terren në Iran është krejt i kundërt. Brenda Iranit, ka shumë mbështetje popullore për programin bërthamor të vendit dhe iranianët e shohin teknologjinë bërthamore me krenari të madhe. Për më tepër, i rrethuar nga bazat ushtarake amerikane në Afganistan, Pakistan, Bahrein, Emiratet e Bashkuara Arabe, Turqi, Turkmenistan dhe Kirgistan, si dhe partneritetet ushtarake të SH.B.A.-së me Gjeorgjinë dhe Azerbajxhanin, Irani me të drejtë e konsideron SHBA-në si numrin një të kërcënimit të sigurisë. Së fundmi duhet kuptuar se MeK si shkatare e mijëra viktimave të sulmeve terroriste brenda Iranit, nuk ka absolutisht asnjë besueshmëri në mesin e popullit iranian si çdo lloj lëvizje tjetër opozitare.

Ish-profesori i shkencave politike në Universitetin e Teheranit, Kaveh L. Afrasiabi, këshilloi: “Një politikë amerikane e bazuar në karikaturë të realiteteve të Iranit është padyshim vetë-meritë”. Megjithatë kemi karikaturën e tanishme të një presidenti amerikan që jeton në Shtëpinë e Bardhë, i vendosur për të bërë pikërisht atë bazuar në lajmet e rreme të ricikluara, furnizuar nga Jafarzadeh dhe të transmetuara nga Fox News për Iranin.

 

Yuram Abdullah Weiler është një ish-inxhinier i arsimuar në matematikë, shkrimtar dhe kritik politik i cili ka shkruar mbi 130 artikuj mbi islamin, drejtësinë sociale, ekonominë dhe politikën duke u fokusuar në politikat e Lindjes së Mesme dhe SHBA./ Gazeta Impakt

burimi:ahtribune

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne