Kërcënohen familjet myslimane në Hollandë

Në shtëpitë e disa familjeve turke në qytetin Zaandam të Holandës janë vendosur letra kërcënuese me përmbajtje islamofobike. Sipas mediave holandeze, në dyert e hyrjeve të shtëpive të disa familjeve turke fqinje është gjetur nga një letër me përmbajtje fyese ndaj muslimanëve dhe një svastikë (kryq i thyer).

Në letrën e gjetur përpara nje dere të shkarravitur me ngjyrë të kuqe thuhet: “Do ju vijë fundi nëse edhe një herë shkoni në xhami”, “Vdekshi nga kanceri muslimanë”.

Zëdhënësi i policisë rajonale, Wendy Boudewijn në një deklaratë tha se kanë filluar hetimet lidhur me rastin pas ankesës së bërë nga familja. Ai bëri të ditur se ende nuk kanë informacione lidhur me atë se nga kush është kryer ky sulm.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne