Kërcënohet Berat Buzhala, ja vizatojnë veshin në murin e shtëpisë në Çabiq

Admini i sajtit të Kadri Veselit, Express, ka marrë një kërcënim serioz në mëngjesin e ditës së sotme.

Persona të panjohur, por sipas gjitha gjasave nga fshati i tij, kanë vizatuar një vesh në muret e shtëpisë së Berat Buzhalës, kërcënim ky i hapur për djaloshin nga Çabiqi që njihet më shumë me nofkën “Komandant Çabiqi”, për prerje të veshëve. Kjo pasi, publiku padrejtësisht e ka atakuar adminin e sajtit që nuk ka mbetur as humoristik, duke e quajtur “llapoq”.

Në një prononcim për sajtin Express, i intervistuar nga admini tjetër i këtij sati, Leonard Kërquki, i njohur për anglishten e rrjedhshme afrikane, Buzhala ka hedhur akuza në drejtim të PamPress’it.

Ai ka thënë se veshi i vizatuar në murin e shtëpisë së tij është vepër e nxitur nga PamPress, që sipas tij është gazeta e vetme serioze që është marrë me të.

“PamPress janë të guximshëm. Me guximin e tyre ata janë edhe të rrezikshëm. Më besoni se janë më të rrezikshëm se Vetëvendosja. Ju e keni pa që Vetëvendosja, po as portalet e gazetat, nuk merren me mua kurrë. Nuk e di pse, ama unë gjithë kohën merrem me ta e kurrë s’ma e fut kush. PamPress’in nuk e kam përmend kurrë me emër deri tani kur po flasim dhe ma shkatërruan karrierën me raportimet mbi mua”, ka deklaruar Buzhala për sajtin ku është admin, Express./ PamPress

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne