Kërcënohet me jetë gazetari: Do të vrasim dhe do të zhdukim familjen

Gazetari Musa Mustafa është kërcënuar me jetë, përmes një SMS-je të dërguar në gjuhën serbe nga një numër i operatorit IPKO. Mustafa është drejtues i portalit “Infojeta.net”, ka treguar se rastin e ka paraqitur edhe në polici, pasi që atij përmes sms-it i është kërcënuar edhe familja.

“Sot në mbrëmje kam marrë një kërcënim përmes një sms-i në telefon, se do të vritem dhe se do të ma zhdukin edhe familjen. Në këtë kërcënim më tutje thuhet se do të më zhdukin edhe ‘farën’ shqiptare, nëse shkruaj më kundër serbëve”, ka shkruar Mustafa në profilin e tij në Facebook. Musa Mustafa ka punuar rreth 18 vjet në Koha Ditore si korrespodent nga Mitrovica, ndërsa me gazetari merret prej 23 vjetësh.

GAZETA IMAPAKT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne