Kërcimi kontraversal i vajzës së Gamal Abdel Nasser në prani të një ambasadori izraelit

Vajza e Gamal Abdel Nasser ka kërcyer përpara ambasadorit izraelit në Kairo. Kjo gjë i ka nervozuar përdoruesit e rrjeteve sociale.

Mona Abdel Nasser, vajza e ish presidentit të Egjiptit, Gamal Abdel Nasser ka kërcyer në dasmën e djalit të Ahmed Ashraf Marvan, në të cilën ka qënë i ftuar gjithashtu edhe ambasadori i Izraelit në Kairo, David Govrin. Gjë që ka sjellë reagimin e aktivistëve dhe përdoruesve të mediave sociale.

Sipas Qendrës së Informacionit Palestinez, faqja e internetit “Shoqëria Egjiptiane në Izrael” (Egyptian Society in Israel) ka publikuar një video në të cilën shfaqet Mona Abdel Nasser duke kërcyer me një këngë popullore egjiptiane gjatë cermonisë në të cilën ka qënë prezent edhe ambasadori i Izraelit në Kairo.

Në këtë dasëm kanë qënë të pranishëm një numër i madh i figurave të kinematografisë dhe këngëtarëve arabë,

Për këtë arsye, prezenca e abasadorit izraelit në dasmën e nipit të Gamal Abdel Nasser ishte shumë kontraversale, veçanërisht për faktin se ka qënë vetë Mona Abdel Nasser ajo që ka akuzuar shërbimet e inteligjencës izraelite si autore të vrasjes së bashkëshortit të saj, Ashraf Marvan në Londër.

Trupi i pajetë i Ashraf Marvan u gjend në korrik të vitit 2007 në një hotel në distriktin Carlton House në Londër.

Mona Abdel Nasser ka deklaruar se bashkëshorti i kishte thënë nëntë ditë para vrasjes së tij se ai po ndiqej nga disa vrasës. Ajo beson se ata ishin vrasës të Mossadit (Shërbimi i Inteligjencës Izraelit).

Megjithatë, nga ana tjetër, gazetat sioniste kanë raportuar se Marvan punonte për shërbimet e inteligjencës izraelite dhe se ai u kishte mundësuar shumë informacione jetike dhe të rëndësishme.

Një analist dhe profesor në universitetin e Izraelit, Uri Bar Joseph ka shkruar në librin e tij nën titullin “Ashraf Marvan, Mossadi dhe Surpriza e Luftës së Yom Kippur” se “Marvan ishte agjend i Mossadit për tre dekada. Ai ka qënë një spiun i Izraelit që pas luftës së vitit 1973. Ai e paralajmëroi Izraelin se lufta do të fillonte të nesërmen.”

Presidenti i rrëzuar i Egjiptit, Husni Mubarak e quante Marvan si një nacionalist dhe person të ndershëm. Ai madje pretendonte se Marvan kishte kryer shumë akte heroike në Egjipt. Ai po kështu e ka mohuar se Marvan ka qënë spiun i Izraelit.

Prezantuesit televizivë, të cilat e kanë mbështetur grushtin e shtetin në Egjipt e kanë injoruar këtë akt të vajzës së Abdel Nasser dhe jan shprehur se ka qënë thjesht një moment gëzimi dhe se nuk duhet të politizohet.

Megjithatë, aktivistët egjiptianë janë indinjuar nga kërcimi i vajzës së ish presidentit të Egjiptit dhe e kanë dënuar këtë akt.

Burimi: iuvmpress/ ml

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne