Kërkesa e Kryqit të Kuq për të financuar operacionet humanitare në Mianmar dhe Bangladesh

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) bëri thirrje për grumbullimin e 25 milionë dollarëve për të ndihmuar muslimanët Rohingia në Mianmar.

Agjenca e lajmeve IRIB njofton se, kërkesa përfshin një kontribut prej 17 milion 300,000 dollarë për 150,000 viktima të dhunës brenda Mianmarit dhe 7 milionë e 200 mijë dollarë për të ndihmuar 75,000 njerëz të tjerë në Bangladesh, thuhet në një raport të Kryqit të Kuq. Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe ka kërkuar gjithashtu 13,000 milionë e 20 mijë dollarë për të ndihmuar 100,000 persona të zhvendosur. Fabriccio Carboni, kryetar i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Mianmar, tha se organizata ka zgjeruar aktivitetet e saj humanitare për të mbështetur viktimat e dhunës në Mianmar, por nevojitet ende më shumë fonde për të ndihmuar të gjithë viktimat. Akhtejar Aslenov, kryetar i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Bangladesh, theksoi rëndësinë e ofrimit të ndihmave për të sapoardhurit në Bangladesh, duke përmbushur nevojat e të gjithë atyre që preken nga këto kushte pa asistencë të mëtejshme financiare nga donatorët e mundshëm. Sipas OKB, qe prej 25 gushtit, mbi 400 mije myslimane Rohingia janë dëbuar nga Mianmari, mbi 6 mije janë vrare dhe mbi 8 mije janë plagosur nga ushtria e Mianmarit dhe nga ekstremistet budiste./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne