Kërkesa e Turqisë drejtuar Afganistanit

Turqia nga qeveria e Afganistanit ka kerkuar mbylljen e shkollave që varen nga Fetaullah Gylen në këtë vend.

Ali Argan Cinar, përgjegjës i institutit për zhvillimin dhe bashkëpunimin e botës turke, institucion i varur nga qeveria turke, gjatë vizitës së tij në qytetin Herat të Afganistanit, duke theksuar se shkollat e Gylen kanë karakter terrorist, ai prej autoriteteve afgane kërkoi mbylljen e shkollave që janë të varura nga Fetaullah Gylen. Edhe më herët Turqia ka kërkuar mbylljen e shkollave turke në Afganistan dhe dorëzimin e mësuesve turq tek Turqia, mirëpo kjo është kundërshtuar nga parlamenti, populli dhe ministritë përkatëse të Afganistanit. Parlamenti i Afganistanit, ekzistencën e këtyre shkollave e cilëson pjesë të sistemit arsimor për fëmijët afgan. Vitin e kaluar qeveria e Afganistanit ka rënë dakord që 16 shkolla të këtij vendi, t’ia japë institutit të zhvillimit dhe bashkëpunimit të botës turke, mirëpo deri tani ky proces nuk është realizuar. Turqia akuzon Fetaullah Gylen i cili jeton në Amerikë, se nëpërmjet influencës në sistemet e arsimit, gjyqësor, ato ushtarake, institucionet shtetërore dhe organet e rendit, ka orkestruar grushtin e shtetit të vitit 2016. Kërkesa e qeverisë turke për mbylljen e shkollave të Fetaullah Gylen në Afganistan, është pjesë e përpjekjeve të Ankarasë për të parandaluar aktivitetet e grupit Gylen jashtë Turqisë. Qeveria turke e konsideron shqetësues faktin se Gylen në vendet e tjera ka më shumë se 100 qendra arsimore dhe kjo mund të jetë kërcënim.

Vetëm disa muaj pas grushtit të dështuar të shtetit dhe përpara vizitës së Rexhep Taip Erdogan në Pakistan, qeveria e Islamabadit pa folur mbi mbylljen ose jo të shkollave të Fetaullah Gylen në Pakistan, arsimtarëve turq u kërkoi të largohen nga territori i Pakistanit. Në atë kohë nuk pritej që qeveria e Islamabadit shumë lehtë të merrte vendim për mbylljen e shkollave të Fetaullah Gylen në Pakistan pasi instituti Gylen për çdo vit paguan shuma të mëdha për Islamabadin. Mirëpo qeveria turke kishte kërkuar mbylljen e të gjitha aktiviteteve të zyrave dhe qendrave arsimore të Gylen në Pakistan. Edhe pse gjatë vizitës së Rexhep Taip Erdogan në Pakistan, nuk është folur për ndonjë marrëveshje të tij me qeverinë e Pakistanit për mbylljen e shkollave të Gylen, mirëpo marrëdhëniet politike dhe ushtarake të Ankarasë me Islamabadin nuk lejojnë që palët të vihen kundër njëri tjetrit për çështje të tilla. Në kohën kur qeveria turke luan rol në procesin e rindërtimit dhe paqes në Afganistan dhe deri tani ka qenë organizatore e takimeve kushtuar Kabulit dhe Islamabadit, pritet që Kabuli në shkëmbim të favoreve nga Ankaraja, të marrë vendim për mbylljen e shkollave të Gylen në Afganistan. Mirëpo në rast se në Afganistan vazhdojnë kundërshtimet për mbylljen e shkollave të Gylen, atëherë ekziston mundësia që roli i Ankarasë në zhvillimet e paqes dhe rindërtimit të Afganistanit, të ulet./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne