Kërkimet për naftë në Zagori, Ceka: Jemi në gjendje alarmi

Në një kohë kur kompania SHELL do të nisë kërkimet për naftë në Zagori, vjen një reagim i fortë nga arkeologu Neritan Ceka.

I pranishëm në mbledhjen e Akademisë së Shkencave Ceka nuk i kurseu kritikat për këtë forum, ndërsa shtoi se vendi ynë po humb monumentet e kulturës. Mes të tjerash ai tha se Zagoria është pasuri jo vetëm për Gjirokastrën, por edhe mbarë vendin.

“Forumi ka kohë që flet, pasi në këtë qeverisje keni heshtur. Ne po humbim monumente. Një agresion kudo dhe një kompetence totale e pjesës së pushtet për të mbajtur monumentet. Tani më thoni se kush merret me monumentet e kulturës. Ky është një rast në makro, por po të ndalemi tek ato mikro.

Forumi a mund të ketë një zë për komplekset e tilla ? Në rastin që po flasim është në rrezik jo vetëm Zagoria, por e gjithë zona e Gjirokastrës. Kishat më të bukura dhe afresket më të mrekullueshme, i ke në këtë zonë. Kemi prishur më shumë kisha se sa në komunizëm.

Po humbim monumentet e kulturës. Ajo politikë që është përcaktuar, në këtë vend, dielli, uji, e bukuritë natyrore, kontributi i asaj zone në krijimin e Shqipërisë është i madh. Ata banorë kanë të drejtë, por nuk duhet të flasin barinjtë për monumentet.

Ky forum duhet të zgjerohet për alarmin që kemi. Le të mblidhet çdo muaj. Lëmë një datë dhe një orë për të shqyrtuar këto probleme. Për Zagorinë duhej të ishte kërkuar një raport arkeologjik”, tha Ceka.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne