Kërkohej për vrasje që në 1989, ekstradohet shqiptaro-amerikani/ EMRI

Arrestohet dhe ekstradohet për në Shqipëri 29 vjet pas kryerjes së një vrasjeje, kohë kur ishte vetëm 24 vjeç shtetasi shqiptaro-amerikan Selim Struga.

Ai jetonte prej vitesh në SHBA dhe jetonte prej vitesh në Miçigan, ndërsa askush nuk e njihte të shkuarën e tij.

Struga është dënuar me 15 vite burg nga drejtësia shqiptare pas vrasjes me thikë të Gëzim Celmetës në një lokal pas një grindjeje banale, ngjarje e ndodhur në vitin 1989.

Njoftimi i policisë:

Interpol Tirana

ZQK Interpol Tirana në bashkëpunim me autoritetet e Shteteve të Bashkuara Amerikane, arrin të ekstradojë një person i cili kërkohej nga autoritetet shqiptare që prej vitit 1989.

Pas një pune të gjatë investiguese të Policisë Shtetit Shqiptar, dhe në veçanti të ZQK Interpol Tirana, në datë 30.12.2018, ështe realizuar ekstradimi nga Detroit/SHBA drejt Shqipërisë, i shtetasit shqiptaro-amerikan Selim Struga, 54 vjeç, lindur në Tiranë.

Shtetasi Selim Struga, me vendim nr. 1010A dt. 26.07.2012 të Gjykatës Rrethit

Gjyqësor Tiranë, lënë në fuqi me vendimin nr.975 datë 11.10.2012 të Gjykatës së Apelit Tiranë është dënuar me 15 vjet burg, për veprën penale “Vrasje me dashje” , parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Më datë 21.06.1989, rreth orës 17:00, në vendin e quajtur “Varri i Bamit”, pranë lokal “10 Korriku”, Tiranë, ky shtetas ka vrarë me një armë të ftohtë (thikë) shtetasin G. C.
Menjëherë pas ngjarjes, autori është larguar nga Shqipëria nëpërmjet kufirit me Ish Jugosllavinë.

Pas shkëmbimit të informacioneve me autoritetet e Shteteve të Bashkuara, në vitin 2007 subjekti është arritur që të lokalizohet në SHBA dhe pas kërkesës së autoriteteve shqiptare, ai është arrestuar në këtë vend me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë në vitin 2011.

ZQK Interpol Tirana në bashkëpunim të ngushtë me Shërbimin e Sigurisë

Diplomatike (DSS) të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, ka finalizuar me sukses ekstradimin drejt Shqipërisë në datë 30.12.2018, duke e vënë këtë subjekt në dispozicion të organeve të drejtësisë shqiptare.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne