Kërkohet plazh në Ohër për personat me nevoja të veçanta

Shoqata “Mobiliteti” kërkon plazh në bregun e liqenit të Ohrit, i destinuar për personat me aftësi të veçanta. Projekti është gai, nga pushteti lokal ka dritë të gjelbërt vetëm pritet miratimi nga ministritë kompetente.

Si rajon më i përshtatshëm për këtë plazh, konsiderohet hapësira pas urës për shkak se është afër qendrës, ka parking të vetin dhe nuk është shumë i frekuentuar.

Nga shoqata “Mobiliteti” njftojnë se vazhdimisht punojnë në largimin e pengesave fizike dhe qasje më të madhe për personat me aftësi të veçanta.

Çdo vit nga maji deri në tetor në apartamentet në Ohër, të përshtatura për personat me nevoja të veçanta vendosen rreth 500 turistë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne