BE i kërkon Izraelit të ndalë ndërtimin e kolonive në Bregun Perëndimor

Bashkimi Evropian i ka kërkuar regjimit izraelit të ndalë planet për ndërtimin e njësive të reja të banimit në Bregun e pushtuar Perëndimor, duke paralajmëruar se veprime të tilla dëmtojnë përpjekjet për paqe.

“Bashkimi Evropian ka kërkuar sqarime nga autoritetet izraelite dhe ka përcjellë kërkesën që ata të rishikojnë këto vendime, të cilat janë të dëmshme për përpjekjet e vazhdueshme drejt bisedimeve të rëndësishme të paqes”, tha në një deklaratë të mërkurën shërbimi i jashtëm i Bashkimit Evropian. “Të gjitha aktivitetet e ndërtimit të kolonive janë të paligjshme nën ligjin ndërkombëtar dhe e minon qëndrueshmërinë e zgjidhjes së dy shteteve dhe perspektivën për një paqe të qëndrueshme”, shtoi deklarata, duke iu referuar të ashtuquajturës “zgjidhje me dy shtete” për konfliktin izraelito-palestinez . Deklarata e BE vjen pasi autoritetet izraelite të martën miratuan plane për ndërtimin e 1292 shtëpive të banimit në Bregun Perëndimor për kolonët sionistë. Organizata joqeveritare izraelite “Paqe Tani” njoftoi të mërkurën se Tel Avivi dha dritën jeshile për planet për ndërtimin e 1,323 njësive të banimit për kolonët sionistë në Bregun Perëndimor, duke e çuar totalin e njësive të miratuara gjatë kësaj jave në më shumë se 2,646./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne