Kerry: Trump po gënjen rreth marrëveshjes bërthamore/ Egjipti, Arabia Saudite dhe Izraeli na shtynin për të sulmuar Iranin

sh-sekretari amerikan i shtetit ka deklaruar se kufizimet e Iranit në marrëveshjen bërthamore me Grupin 5+1 janë të përhershme dhe qeveria aktuale e Amerikës me gënjeshtra ka paraqitur akuza ndaj kësaj marrëveshje.

Faqja informative “Boston” njoftoi se John Kerry në një fjalim të mbajtur të enjten pasdite, vuri në dukje kritikat e kundërshtarëve të marrëveshjes bërthamore në lidhje me paragrafët të quajtur “Perëndimi i Diellit” në tekstin e kësaj marrëveshje bërthamore dhe tha: “Nëse dëshiroj të them qartë mendimin tim, atëherë më duhet të them se qeveria po gënjen qytetarët e Amerikës. Qeveria po thotë se të gjitha pikave të marrëveshjes bërthamore do t’u përfundojë afati brenda dhjetë viteve të ardhshme, ndërkohë që kjo nuk është kështu”. Paragrafët e titulluara “Perëndimi i Diellit” janë disa nga pikat e marrëveshjes bërthamore që sipas regjimit sionist dhe kundërshtarëve të marrëveshjes bërthamore në Amerikës, kufizimet e paraqitura në këtë marrëveshje do të jenë të pavlefshme brenda 10-15 viteve. Këta kritikë, kërkojnë që kufizimet në marrëveshjen bërthamore të jenë të përhershme për Iranin. John Kerry deklaroi se kjo marrëveshje dhe protokolli i shtuar, janë të përhershme dhe përgjithmonë. Ish-sekretari amerikan i shtetit në vazhdim kujtoi se nuk ekzistojnë kurrfarë dëshmi që tregojnë se Irani nuk ka zbatuar këtë marrëveshje dhe deklaroi se në rast të ekzistencës së dëshmive të tilla, SHBA-të do të mund të paraqesin kërkesën për inspektimin e politikave të “dyshimta” të Iranit.

Sipas faqes informative “Boston”, John Kerri në pjesën tjetër të fjalës së tij, tha se në vitin 2013, atëherë kur Irani kishte nevojë vetëm për dy muaj për të deponuar lëndët bërthamore të nevojshme për ndërtimin e bombës bërthamore, Husni Mobarak, ish-presidenti i Egjiptit, mbreti Abdullah i Arabisë Saudite dhe Beniamin Netanjahu, kryeministri i Izraelit, inkurajonin presidentin e Amerikës për të sulmuar ushtarakisht Iranin. Ai në vazhdim tha: “Mirëpo ne hyjmë në diplomaci me Iranin, jo për shkak se e dinim se kjo rrugë patjetër do të jetë efektive, por për këtë arsye se dëshironin t’i provojmë shpresat e mbetur për diplomaci para se të hyjmë në luftë”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne