Këshilli Europian: Shqiptarët më optimistët në Europë për 2018, ua kalojnë dhe suedezëve

Statistikat vazhdimisht sugjerojnë se cilësia e jetës po përmirësohet në të gjithë globin, megjithatë njerëzit mbeten pesimistë.

Sipas një sondazhi të kryer nga Komisioni Europian, rezulton se pjesa më e madhe e Europës kanë pritshmëri të ulëta se si do të jetë 2018-a për ta, në aspektin e përmirësimit. E ndërsa fqinjët tanë grekë janë populli më pesimist për 2018, me 36% të tyre që mendojnë se gjërat në 2018 do të shkojnë keq, panoramë tjetër duket për Shqipërinë.

Sipas sondazhit, të zhvilluar në 2017, shqiptarët janë populli më optimist për 2018 sipas KE. 61% e tyre mendojnë se pritshmëritë për 2018 janë më të mira, 13% e tyre që do të përkeqësohen, 25% në kushte të njëjta dhe 2% e tyre janë përgjigjur me “nuk e di”.

Kjo është përqindja më e lartë e optimizmit në të gjithë Europën. Në hartë vetëm Shqipëria është me jeshile të errët (nivel i lartë optimizmi) dhe është e vetmja që e ka nivelin e optimizmit mbi 60%. Më pas, me jeshile më të lehtë është Suedia dhe Irlanda.

Pritshmëritë e fqinjëve ballkanikë nuk kanë të njëjtat nota optimizmi, përkundrazi 48% e serbëve mendojnë se nuk do të kenë ndryshim në jetën e tyre dhe 15% mendojnë se do të përkeqësohet jeta e tyre në 2018. Në Maqedoni, 42% e tyre mendojnë se nuk do të kenë ndryshime në cilësinë e jetës, 14% përkeqësim dhe 40% përmirësim.

Sipas KE, çdo anketë përbëhet nga rreth 1000 intervista ballë për ballë për çdo vend. Raportet publikohen dy herë në vit. Flash Eurobarometrat janë intervista ad-hoc telefonike tematike të kryera me kërkesë të çdo shërbimi të Komisionit Europian. Sondazhet e Flash mundësojnë që Komisioni të marrë rezultate relativisht të shpejta dhe të përqendrohet në grupe specifike të synuara, kur dhe kur kërkohet.

Raportet e veçanta të Eurobarometrit bazohen në studime tematike të thelluara të kryera për shërbime të ndryshme të Komisionit Europian ose institucioneve të tjera të BE-së dhe të integruara në valët e votimit të Eurobarometrit Standard./ Monitor

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne