Këshilli Evropian kërkon nga Serbia ta njohë zyrtarisht gjenocidin ndaj myslimanëve

Këshilli i Evropës ka kërkuar nga qeveria e Serbisë që të njohë zyrtarisht gjenocidin kundër myslimanëve në Serbrenicë.

Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se Christian Ahlund, kryetari i komisionit për luftë kundër racizmit dhe urrejtjes në Këshillin e Evropës, ka shprehur shqetësime për përhapjen e racizmit dhe depërtimin e tij në Serbi dhe ka kërkuar nga qeveria e Serbisë që të njohë zyrtarisht vrasjen e myslimanëve të Serbrenicës në Bosnjë si një gjenocid. Christian Ahlund gjithashtu ka shprehur keqardhje për faktin se deri më tani asnjë prej funksionarëve të Beogradit këtë vrasje nuk e kanë njohur zyrtarisht si një gjenocid dhe kërkoi nga presidenti i Serbisë dhe nga kryetari i Parlamentit të këtij vendi që të paktën të kërkojnë faljeve për këtë vrasje./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne