Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islame: Muslimanë, mos i lini xhamitë

Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islame (CAIR) u ka bërë thirrje muslimanëve që të bashkohen në unitet dhe solidaritet pas vrasjes së 49 besimtarëve në sulmet terroriste në dy xhamitë në Zelandën e Re gjatë namazit të xhumasë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Mos u frikësoni dhe mos i lini xhamitë, as sot, as kurrë”, ka thënë kryetari i CAIR, Nihad Awad para gazetarëve.

Ai rikujtoi se në SHBA ka 3000 xhami në të cilat miliona muslimanë marrin pjesë rregullisht në lutjet e së premtes.

“Ata ndjejnë frikë shumë të arsyeshme, dhe atyre disa u thonë që t’u friksësohen atyre që përhapin dhe mbështesin supremacinë e të bardhëve dhe liderëve politikë të cilët besojnë në mbizotërimin e të bardhëve”, ka thënë Awad.

Më pas i dërgoi një mesazh presidentit të SHBA-së, Donald Trump, duke kritikuar retorikën e tij në dy vitet e fundit ku në mënyrë eksplicite ka thënë: “Islami neve na urren”.

“Zotëri Trump, fjalët tuaja janë të rëndësishme. Vedimet tuaja janë të rëndësishme. Ato ndikojnë në jetët e njerëzve të pafajshëm këtu në shtëpi, por edhe në nivel global. Edhe ju duhet ta dënoni këtë jo vetëm si krim të urrejtjes, por edhe si sulm terrorist të supremacisë së bardhë”, ka thënë Awad./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne