Këshilltari i Ilir Metës, Emiljano Aleksi ka reaguar në lidhje me dhunën ë ushtruar ndaj disa aktivistëve dhe aktivisteve të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Aleksi shkruan: “O prijësi i karvanit, lidhini zagarët. Hiqini duart nga vota e lirë”. Gjatë ditës së sotme, janë dhunuar disa aktivistë të LSI dhe se disa zyrtarë të lartë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, përfshirë presidentin e zgjedhur Meta ishin në spital, për të ndjekur nga afër gjendjen e të dhunuarve. Ata reaguan për dhunën e paprecedentë.

9