Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shteteve të Bashkuara John Bolton mbështet terroristët e MEK-ut

nga Tony Cartalucci

Bisedat rreth lëvizjes së presidentit amerikan Donald Trump për të emëruar John Boltonin si këshilltarin e tij të ri të Sigurisë Kombëtare përqendrohen kryesisht tek roli i Boltonit në promovimin e pushtimit të Irakut në vitin 2003 dhe tek kontrasti i thellë qe shkakton emërimi i tij, lidhur me premtimin e fushatës së Presidentit Trump të vitit 2016 për të rregulluar problemet.
https://www.youtube.com/watch?v=W197RF0sp8k
Megjithatë, emërimi i Boltonit sjell me vete implikime më të mëdha si për ata që e kritikojnë ashtu edhe për ata që përpiqen ta promovojnë atë. Bolton ka lobuar për vite të tëra për një organizatë terroriste që fajësohet për rrëmbimin dhe vrasjen e dy ushtarakëve amerikanë, disa kontraktorëve civilë amerikanë, së bashku me një numër të pallogaritshëm civilësh dhe politikanësh iranianë në një fushatë terrori që është shtrirë për disa dekada dhe që vazhdon edhe sot. Më e keqja në lidhje me organizatën terroriste për të cilën Boltoni ka lobuar është se ajo ka qenë në listën e Organizatave Terroriste të Departamentit të Shtetit. Bolton ka luajtur një rol aktiv lobues, një shkelje e drejtpërdrejtë e ligjeve amerikane kundër terrorizmit. Organizata Mujahedin el Khalq (MEK) dhe fronti i saj politik, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI), është hequr në vitin 2012 nga lista e terrorit. Megjithatë, organizata nuk u hoq nga lista sepse hodhi armët dhe hoqi dorë plotësisht nga terrorizmi, por për shkakun se Shtetet e Bashkuara kanë planifikuar të paktën që nga fillimi i vitit 2009, sipas dokumenteve të politikës së Uashingtonit, që ta përdorin MEK-un si përfaqësuesin e saj të armatosur kundër Iranit. MEK ështe një organizatë terroristë, e njohur madje edhe nga sponsorët e saj amerikanë.

Pavarësisht nga mbrojtja që i bëhet MEK-ut në platforma të ndryshme të mediave sociale, nuk ka dyshim që MEK është një organizatë terroriste e rrezikshme. Edhe ata që e sponsorizojnë MEK-un si përfaqësi të tyre militante kundër Iranit, e pranojnë këtë: Në dokumentin e Institutit Brookings të vitit 2009 i titulluar, “Cila është rruga për në Persi? Opsionet për një Strategji të re amerikane kundrejt Iranit,” politikëbërësit e SHBA-së pranonin haptazi kandidaturën e MEK-ut si një perfaqësi amerikane.

Grupi opozitar (dhe sigurisht më polemik) NCRI (Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit), lëvizja politike e themeluar nga MEK (Mujahedin-e Khalq), ndoshta është grupi që ka tërhequr më shumë vëmendjen deri tani per tu konsideruar një përfaqësues i mundshëm i SHBA-së. Kritikët besojnë se grupi nuk është demokratik dhe popullor, dhe është vërtet antiamerikan.

Në kontrast me këtë, përkrahësit e grupit pretendojnë se kundërshtimi i gjatë i lëvizjes ndaj regjimit iranian dhe rekordet e sulmeve të suksesshme bashkë me operacionet e grumbullimit të informacioneve kundër regjimit e bëjnë atë të denjë për të pasur mbështetjen e SHBA-së. Ata gjithashtu argumentojnë se grupi nuk është më antiamerikan. Raymond Tanter, një nga mbështetësit e grupit në Shtetet e Bashkuara, pretendon se MEK dhe NCRI janë aleatë për ndryshimin e regjimit në Teheran dhe gjithashtu veprojnë si një përfaqësues i dobishëm për mbledhjen e informacionit sekret. Agjentura e MEK-ut ishte burimi i informacionit në vitin 2002 që çoi në zbulimin e një vendi të fshehtë në Iran për pasurimin e uraniumit.

Analistët e Brookings gjithashtu e kanë pranuan hapur se MEK është pa dyshim një organizatë terroriste: Pavarësisht pretendimeve mbrojtësve, MEK mbetet në listën e qeverisë së SHBA-së si një organizatë terroriste e huaj. Në vitet 70, grupi vrau në Iran tre oficerë amerikanë dhe tre kontraktorë civilë. Gjatë krizës së pengjeve 1979-1980, grupi vlerësoi vendimin për marrjen peng të amerikanëve në Iran dhe Elaine Sciolino raportoi se, ndërsa liderët e grupit publikisht dënuan sulmet e 11 shtatorit, brenda grupit pati festime të mëdha.

Nuk ka dyshim që grupi ka kryer sulme terroriste, shpesh të justifikuara nga mbrojtësit e MEK-ut, sepse janë të drejtuara kundër qeverisë iraniane. Për shembull, në vitin 1981, grupi bombardoi selinë e Partisë së Republikës Islamike, e cila ishte atëherë organizata kryesore politike e lidershipit klerik, duke vrarë rreth 70 zyrtarë të lartë. Kohët e fundit, grupi ka marrë përsipër më shumë se dhjetëra sulme me bomba, vrasje dhe sulme të tjera mbi objektivat civile dhe ushtarake iraniane të kryera midis viteve 1998 dhe 2001. Për të punuar më ngushtë me grupin (të paktën në një mënyrë të hapur ), Uashingtoni së pari do të duhet ta heqë atë nga lista e organizatave terroriste të huaja.”

Duhet të theksohet se përmendja e Mek-ut nga Brookings bëhet në një kapitull të titulluar “INSPIRIMI I SIGURISË: Mbështetja e pakicave iraniane dhe grupeve të opozitës”, i cili tregon se grupet që konsiderohen për tu sponsorizuar nga SHBA duhet të jenë të armatosura dhe të kryejnë fushata dhune, jo operacione terroriste, por operacione ushtarake në një shkallë të gjerë të ngjashme me militantët e sponsorizuar nga Shtetet e Bashkuara në Siri.

Rekomandimi i Brookings që MEK të hiqet nga lista e organizatave terroriste të huaja si përfundim do të realizohet plotësisht në vitin 2012, realizim që u kryesua nga lobistët të udhëhequr nga politikanët dhe politikëbërësit e shquar të SHBA-së, përfshirë edhe Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së John Boltonin.

Dekadat e terrorizmit të MEK-ut dhe terrorizmi i ardhshëm i tij

MEK për dekada ka kryer sulme terroriste brutale, vrasje dhe spiunazh kundër qeverisë iraniane dhe popullit të tij. Mek ka synuar goditjen e amerikanëve duke përfshirë edhe tentativën e rrëmbimit të ambasadorit amerikan Douglas MacArthur II dhe tentativën për vrasje të gjeneralit Harold Price. Mek ka vrarë nënkolonelin Louis Lee Hawkins, ka vrarë kolonelin Paul Shaffer dhe nënkolonelin Jack Turner dhe në një pritë ka vrarë me sukses punonjësit amerikanë William Cottrell, Donald Smith dhe Robert Krongard.

Pranimet e vrasjeve të punonjësve amerikanë gjenden brenda një raporti të vitit 2011 të shkruar nga ish-zyrtari amerikan i Departamentit të Mbrojtjes Lincoln Bloomfield Jr në emër të një firme tjetër lobimi, Akin Gump, në një perpjekje për të hedhur poshtë shqetësimet mbi dhunën e kaluar të MEK-ut dhe lidhjen e tij me fushatën aktuale të terrorizmit të armatosur. Raporti thekson: Raporti i Departamentit të Shtetit për terrorizmin në vitin 2009 thotë se MEK vrau nënkryetarin e Misionit Ushtarak Amerikan në Teheran në vitin 1973, vrau dy anëtarë të Grupit Këshillues Ushtarak të Ndihmës Amerikane në vitin 1975 dhe dy punonjës të Rockwell International në vitin 1976 dhe se ai mori përgjegjësinë për vrasjen e një zyrtari amerikan të Amerikan Texacosit në vitin 1979.

E kaluara e dhunshme e terrorizmit të MEK-ut, së bashku me pranimin amerikan që kërkon ta përdorë MEK-un si një përfaqësi e armatosur kundër Iranit, vë në pikë pyetje vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit. Lidhur me atë vendim, deklarata e vitit 2012 e Departamentit të Shtetit me titull, “Heqja e Muxhahidin-Khalkut nga lista”, thoshte: Me veprimet e sotme, Departamenti nuk anashkalon apo harron aktet e kaluara të terrorizmit të MEK-ut, përfshirë vrasjet e shtetasve amerikanë në Iran në vitet 70 dhe një sulm në tokën amerikane në vitin 1992. Departamenti gjithashtu ka shqetësime serioze rreth MEK-ut si organizatë, veçanërisht në lidhje me akuzat për abuzimet e kryera kundër anëtarëve të vet.

Vendimi i Sekretarit mori parasysh largimin publik e Mek-ut nga dhuna, mos angazhimin nëpër akte të terrorizmit për më shumë se një dekadë dhe bashkëpunimin e tyre në mbylljen paqësore të kampit Ashraf, bazën e tyre historike paraushtarake.

Departamenti Amerikan i Shtetit pranon se organizata ka kryer terrorizën në të kaluarën dhe vazhdon edhe sot me abuzime kundër anëtarëve të vet. Politikëbërësit amerikanë në dokumentat Brookings pranojnë se i gjithë qëllimi i zhvendosjes së pozicionit të MEK-ut ishte të legjitimonte përdorimin e organizatës si një përfaqësi militante kundër Iranit, një veprim që bie në kundërshtim me arsyetimin kryesor për ta hequr MEK-un nga lista e terrorit të Departamentit Amerikan te Shtetit.

Mbrojtja që i bën John Boltoni terroristëve

Duke marrë parasysh natyrën terroriste të pamohueshme të së kaluarës dhe të së tashmes të MEK-ut si dhe fakteve të pranuara nga vetë Uashingtoni për të ardhmen e tij terroriste, natyra shqetësuese e mbrojtjes që John Bolton i bën grupit vihet në fokus të plotë. E vecanta është se vihet brenda kontekstit të rolit të ri të Boltonit si Këshilltar i Sigurisë Kombëtare.

Roli i Boltonit për lobimin e MEK-ut dhe NCIR-së është promovuar më së shumti edhe nga përkrahësit e tij në mesin e mediave amerikane. Për shembull, në CNS News pati një artikull të titulluar, “Personalitete amerikane dhe saudite kërkojnë që regjimi i Teheranit të përmbyset”, i cili thoshte: Boltoni, i cili ka marrë pjesë në cdo event vjetor të NCRI-së, ka përmendur intervenimin ushtarak të Iranit në Siri, manovrimin e tij në Irak, mbështetjen e tij për terroristët e Hamasit dhe Hezbollahut dhe mbështetjen për milicinë Houthi në Jemen.

Në të njëjtin artikull theksohej: Mbështetësit e shohin NCRI-në dhe MEK-un si kundërshtues të qëndrueshëm ndaj sunduesve klerikë të Teheranit dhe e falenderojnë atë për ekspozimin e programeve të fshehta bërthamore të regjimit.

Kritikët e shohin me dyshim historinë e tij të mbështetjes për regjimin e Sadam Huseinit, të cilën e kanë përshkruar si sjellje të kultit. MEK ishte përcaktuar organizatë e huaj terroriste nga SHBA deri në vitin 2012, kur administrata e Obamës e largoi atë duke parë largimin e grupit nga dhuna dhe “mungesën e akteve të konfirmuara terroriste nga MEK për më shumë se një dekadë”.

Politika e Jashtme ekspozon gjithashtu përpjekjet lobuese të Boltonit. Në artikullin e vitit 2011 të FP-së të titulluar, “Tubimi i MEK-ut i planifikuar të premten në Departamentin e Shtetit”, do të përfshinte edhe një dokument të marrë nga Washington Post. Dokumenti fliste për një letër drejtuar Presidentit amerikan Barak Obama, i cili deklaronte: Ne po ju shkruajmë me urgjencë për të nënvizuar nevojën për një vendim të menjëhershëm për të hequr grupin e opozitës iraniane Mujahedeen-e Khalq (MEK) nga lista e Organizatave të Huaja Terroriste (FTO).

Letra e vitit 2011 u nënshkrua nga John Bolton së bashku me politikanë të tjerë të shquar amerikanë, përfshirë Howard Deanin, Rudy Guilianin dhe Tom Ridge.

Meqenëse MEK është hequr vetëm nga lista e Organizatave të Huaja Terroriste të Departamentit të Shtetit që prej vitit 2012, CNS, Politika e Jashtme dhe përpjekjet lobuese të vetë Boltonit shërbejnë si provë se Bolton ofroi shërbime mbështetëse dhe lobuese për atë që ishte cilësuar një organizatë terroriste, veprim në shkelje të hapur me Kodin 18 të SHBA-së § 2339A, “ofrim i mbështetjes materiale për terroristët”.

Fjalimet e Bolton-it që përkrahin hapur MEK-un para vitit 2012 gjenden lehtësisht në internet. Një video e vitit 2010 tregon Boltonin duke folur hapur dhe mbrojtur grupin në Paris. Ai jo vetëm që mbronte idene e heqjes se grupit nga lista amerikane e terrorit por edhe lobonte për mbështetjen amerikane ndaj MEK-ut si “opozita iraniane”. Që nga dalja e tij nga lista në vitin 2012, Bolton ka vazhduar të ndjekë ngjarjet e MEK-ut duke mbrojtur atë dhe duke bërë thirrje të hapura për përmbysjen e qeverisë iraniane.

Disa kanë tentuar ta mbrojnë Boltonin duke pohuar se MEK nuk mund të ishte hequr nga lista e Departamentit të Shtetit vetem me anë të lobimit, pasi përgjegjësia kryesore e heqjes i takonte Byrosë së luftës kundër terrorizmit në Departamentin e Shtetit.

Vetë Departamenti i Shtetit citon në faqen e tij të internetit: Byroja e luftës kundër terrorizmit në Departamentin e Shtetit (CT) vazhdimisht monitoron aktivitetet e grupeve aktive terroriste në të gjithë botën. Kur shqyrton objektivat e tyre, CT shikon jo vetëm sulmet terroriste aktuale që një grup ka kryer, por shikon edhe nëse grupi është angazhuar në planifikime dhe përgatitje për akte të mundshme të ardhshme të terrorizmit ose ruan aftësinë dhe qëllimin për të kryer akte të tilla.

Është e qartë se prania e fushatave të mëdha lobuese si ato të drejtuara nga Boltoni në emër të MEK-ut, tregon se lista e Departamentit të Shtetit është diktuar nga motivet politike, paratë dhe lobimet, dhe jo nga analizat e pavarura të ofruara nga profesionistët amerikanë të sigurisë dhe të inteligjencës brenda Departamenti të Shtetit.

Për më tepër, është bërë e qartë nga kriteret e Departamentit të Shtetit se MEK është ende akoma një organizatë terroriste. Sipas kritereve, çdo organizatë që planifikon ose përgatitet për akte të mundshme të ardhshme të terrorizmit, duhet të përfshihet në listë. Politikëbërësit e SHBA-së, madje edhe vetë John Boltoni kanë deklaruar haptazi se MEK do të përdoret si një përfaqësi e armatosur kundër Iranit.

Një bashkëpunëtor me terroristët këshillon për sigurinë kombëtare të SHBA-së

Një Këshilltar i Sigurisë Kombëtare, fajtor i hapur i shkeljes të ligjeve amerikane kundër terrorizmit që ka dhënë mbështetje materiale për një organizatë terroriste të listuar në Departamentin e Shtetit për vite me radhë, ilustron se sa thellë janë të komprometuara institucionet amerikane. Kjo pasqyron një axhendë që u shërben ekskluzivisht interesave të veçanta dhe bëhet me koston e sigurisë aktuale të popullit amerikan.

Pozita e Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, zyrtarisht i njohur si “Ndihmësi i Presidentit për Çështjet e Sigurisë Kombëtare”, përshkruhet nga faqja zyrtare e Shtëpisë së Bardhë si vijon:

Këshilli i Sigurisë Kombëtare (NSC) është forumi kryesor i Presidentit për shqyrtimin e çështjeve të sigurisë kombëtare dhe të politikave të jashtme me këshilltarët e tij të lartë të sigurisë kombëtare dhe zyrtarët e kabinetit. Që nga zanafilla e tij nën Presidentin Truman, funksioni i Këshillit ka qenë të këshillojë dhe të ndihmojë Presidentin për sigurinë kombëtare dhe politikat e jashtme. Këshilli shërben gjithashtu si krah kryesor i Presidentit për koordinimin e këtyre politikave midis agjencive të ndryshme qeveritare.

Një Këshill i Sigurisë Kombëtare që përfshin lobistët e organizatave terroriste, përbën jo vetëm një kërcënim të madh për sigurinë aktuale amerikane, por edhe për sigurinë globale.

Terroristët e MEK-ut të mbështetur nga një shtet që zotëron armë bërthamore dhe një histori luftrash provokuese nëpërmjet provave të fabrikuara dhe incidenteve të organizuara tregon në menyrë të sigurt se politika e jashtme e Amerikës do të vazhdojë të ndjekë luftërat destruktive jashtë vendit me kosto, çmimin dhe gjakun e popullit amerikan.

Megjithatë John Bolton nuk është arkitekti i politikës që ai ka mbrojtur për më shumë se një dekadë. Ai thjesht përmbush atë që vetë politikëbërësit e SHBA-së e kanë përmbledhur në faqet e dokumenteve të politikave amerikane për shumë kohë. Këta krijues të politikave nga ana tjetër financohen nga prodhuesit amerikanë të armëve, konglomeratët e energjisë, institucionet financiare dhe interesat e tjera të jashtëzakonshme të korporatave financuese.

Dokumenti i vitit 2009 i Institutit Brookings, me titull “Cila është rrugë për në Persi?” tregon me detaje hapat që Bolton ka ndërmarrë me lobimet e tij dhe interesat e tij të lidhura me korporatat-financuese që garantojnë dhe drejtojnë punët.

Përpjekjet për të hequr MEK-un nga lista e Organizatave të huaja terroriste të Departamentit të Shtetit dhe pregatitja e rolit të tij si përfaqësia amerikane e armatosur kundër Iranit, i tejkaluan edhe perpjektjet e administratave të Xhorxh Bushit dhe Barak Obamës. Donald Trump po ekspozon vazhdimësinë e axhendës që avancohet nga interesat e korporatave, pavarësisht se kush zë vend në Shtëpinë e Bardhë apo Kongresin e SHBA-së.

Ndërkohë ekspozimi i bashkëpunimit të John Bolton në mbështetjen materiale të terroristëve dhe përpjekjet e tij për t’i përdorur ata si përfaqesi e armatosur kundër Iranit në një luftë që ai ka tentuar ta promovojë dhe nxisë për vite është i rëndësishëm. Po aq i rëndësishëm është ekspozimi, përballja, izolimi dhe shuarja e ndikimit të interesave të korporatave-financuesve që kanë nënshkruar dhe drejtuar përpjekjet e Boltonit dhe përpjekjet e shumë të tjerëve që punojnë për të tërhequr Shtetet e Bashkuara, aleatët e saj dhe pjesën tjetër të planetit në një konflikt tjetër destruktiv./globalresearch/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne