Këshilltari i Trump propozon ndarjen e Libisë në 3 pjesë

Sipas një lajmi të gazetarëve Stephane Kirchgaessner dhe Julian Borger, publikuar në të përditshmen britanike “The Guardian”, Sebastian Gorka, një nga asistentët e Presidentit të Shteteve të Bashkuara (ShBA) Donald Trump, në një takim që ka pasur me një diplomat evropian i ka propozuar këtij të fundit me një hartë të vizatuar mbi pecetë ndarjen e Libisë në tre pjesë.

Sipas planit në fjalë, parashikohet që Tripolitania (në perëndim) dhe Kirenaika (në lindje) të jenë dy shtete më vete, të cilat do të kenë dalje në det dhe me kryeqendra administrative qytetet Tripoli dhe Tobruk. Kurse shteti i tretë do të jetë Fizan (në jug) afër kufirit me Çadin.

Gorka, i cili përpiqet të bëhet përfaqësuesi special i Trampit për Libianin, njihet për “pikëpamjet e tij radikale antiislamike”.

Në Libi vazhdon ende konflikti i armatosur, i cili u shtua edhe më shumë me përmbysjen Muamer Gadafit pas ndërhyrjes së mbështetur nga ShBA në vitit 2011.

Duke folur për “The Guardian”, ekspertët paralajmërojnë se ndarja e vendit në tre pjesë mund të nxisë konfliktet kufitare ndërmjet rajoneve për shkak të rezervave të naftës që zotërojnë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne