‘Këta kikirikë janë për ju’: Trump ekspozon armët amerikane të blera nga princi saudit për të bombarduar Jemenin (VIDEO)

Presidenti i SHBA-së Donald Trump solli me vete gjatë një takimi me princin e kurorës Mohammad bin Salman të Arabisë Saudite, disa fotografi të armëve amerikane. Ai u mburr për miliardat e dollarëve që erdhën nga shitjet e armëve për mbretërinë e Arabisë Saudite.

Trump, gjatë takimit u tregoi gazetarëve shifrën prej 12.5 miliardë dollarësh të ardhura nga shitjet e fundit për Arabinë Saudite. Trump u mburr për të gjitha paratë që kontraktorët amerikanë të mbrojtjes do të marrin për produktet e tyre.

“Tre miliardë dollarë, 533 … milion dollarë, 525 … milion dollarë”, tha Trump teksa ekspozonte fotografitë. Pastaj iu drejtua princit të kurorës dhe tha: “Këta kikirikë janë për ju!” Sundimtari de facto i Arabisë Saudite shpërtheu në të qeshura.

Trump kritikoi paraardhësin e tij Barack Obamën për gjendjen e dobët të marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Arabisë Saudite nën mandatin e tij. Ai vuri në dukje impaktin ekonomik me vende pune dhe shitje në Amerikë si rezultat i këtyre politikave.

Armët amerikane dhe format e tjera të ndihmave ushtarake i lejojnë Arabisë Saudite që të ushtrojë nje pushtet të fortë në Lindjen e Mesme, duke përfshirë edhe ndërhyrjen e saj në Jemenin fqinj. Lufta katërvjeçare, për të cilën Princi i Kurorës Mohammad bin Salman është një përkrahës i fortë, ka rezultuar në mbi 10,000 vdekje civilësh në shtetin më të varfër arab. Ajo gjithashtu ka krijuar një nga katastrofat më të mëdha humanitare të dekadës.

Ndërsa Trump po e trajtonte me dinjitet personalitetin saudit duke i treguar fotot e armëve shkatërrimtare më të fundit, ligjvënësit amerikanë votuan me 55 vota kundrejt 44 votave për një ligj të propozuar, i cili i jep fund kontributit amerikan në luftën e Jemenit./rt/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne