Këto janë akset që do të përfundojnë brenda vitit 2019

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri, tha në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit, se në buxheti i vitit 2019, parashikon të përfundojë të gjitha rrugët kombëtare të vendit, të lëna përgjysëm.

“Do të përfundojë rruga Kukës-Morinë, kjo ka qenë një vepër e papërfunduar. Do ndërtohet nyja e Milotit, dhe të gjitha rrugët lidhëse afër Milotit aty ku fillon Rruga e Kombit”, tha ministri Gjiknuri.

“Do ndërtohet një pjesë e “Unazës së Madhe” të Tiranës, nga “Pallati me Shigjeta” te rreth rrotullimi i “Sheshit Shqiponja”.

Ministri i Infrastrukturës bëri me dije se “në fillim të vitit 2019 do të përfundoje edhe rruga Tiranë-Elbasan”.

“Brenda vitit 2019 do të ndërtohet “By-pass-i” i Fierit dhe i Vlorës”. “Në “By-pass-in” e Fierit fillon puna sot, ndërsa në “By-pass-in” e Vlorës puna do të fillojë shumë shpejt”. Ministri theksoi, se dje janë firmosur kontratat me firmat kontraktore që do të ndërtojnë këto “By-pass-e”.

Gjiknuri tha se “brenda vitit të ardhshëm do të përfundojë edhe rruga Kardhiq-Delvinë.

Në fund, Damian Gjiknuri zbuloi se këtë vit, ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ka një buxhet të shtuar edhe për mirëmbajtjen e rrugëve.

“Shqiptarët janë dëshmitarë që ne kemi nisur një program intensiv për mirëmbajtjen e rrugëve kombëtare. Në të gjitha rrugët kombëtare janë kryer ndërhyrje, dhe do vazhdojmë ti mirëmbajmë ato”, theksoi Gjiknuri .

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne