Këto janë masat që do marrë policia për protestën e nesërme

Një ditë përpara protestës së opozitës, Drejtoria e Policisë së Tiranës ka vendosur të ndalojë parkimin dhe qarkullimin e të gjitha makinavë në disa rrugë të kryeqytetit, në funksion të mbarëvajtjes së protestës.

Këto rrugë janë:

– nga ora 07:00 deri në përfundim të protestës – Rrruga “Papa Gjon Pali II”, nga Sheshi “Italia” deri tek kryqëzimi në Bulevardin “Bajram Curri”.

– nga ora 11:30 deri në përfundim të protestës – Sheshi “Skënderbej”, Rruga “Myslym Shyri”, nga kryqëzimi me Rrugën “Ibrahim Rugova” deri tek Kryqëzimi me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” – Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” deri tek Kryqëzimi me Rrugën “Ibrahim Rugova”, – Bulevardi “Bajram Curri” nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”, deri tek kryqëzimi me rrugën e “Elbasanit”.

Lidhur me protestën, policia ka kontaktuar përfaqësues të PD-së për t’u informuar rreth: orës së përfundimit të tubimit, personave përgjegjës në mbarëvajtjen e tubimit, personat që do të flasin në këtë tubim, etj.

Sipas njoftimit të policisë, jo të gjitha kërkesat ligjore të mësipërme janë plotësuar nga Partia Demokratike.

Kështu, Policia e Shtetit kërkon bashkëpunimin e organizatorëve për respektimin e detyrimeve që rrjedhin nga ligji “Për Tubimet”, si garanci për mbarëvajtjen e protestës.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne