Këto janë ushqimet që mbrojnë zemrën

Konsumi i djathit, gjalpit dhe kosit ndihmon në mbrojtjen e trupit kundër sëmundjeve të zemrës, sipas hulumtimit të ekipit shkencor nga Universiteti Bergen në Norvegji.

Dr. Simon Dankel, shkencëtari kryesor i studimit, tha për indepedent se hulumtimi ka treguar se trupi i njeriut “përgjigjet shkëlqyeshëm në yndyrna si burim kryesor i energjisë”.

“Burim e energjise në dietën tuaj ju mund t’a bazoni në karbohidrate apo yndyrna. Nuk ka asnjë ndryshim të vërtetë në mes dy grupeve”, tha ai.

Në një studim të kontrolluar rreptësisht morën pjesë 40 burra obezë, të cilët u ndanë në dy grupe. Njërit grup ju përcaktua një dietë me yndyrë të ulët dhe një sasi të madhe të karbohidrateve, ndërsa pjesa tjetër e grupit përdorën dy herë më shumë yndyrë se doza e rekomanduar.

Anëtarët e të dy grupeve hëngrën shumë e perime, ndërsa energjia ditore ishte 2100 kalori.

Deri në përfundimin të testit, pjesmarrësit e njërit dhe grupit tjetër humbën peshë mesatarisht 12 kilogramë, duke reduktuar kështu mundësinë e shfaqjes së ndonjë sëmundje të zemrës ose diabetit.

Studiuesit theksojnë se dieta e tyre nuk ka përfshirë ushqim të shpejtë dhe të prodhuar industrialisht.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne