Këto sulme nuk mund të na trembin kurrë

Kryetari i Bordit Drejtues dhe Drejtori i Përgjithshëm i Anadolu Agency (AA), Şenol Kazancı, publikoi një mesazh për sulmin e Izraelit ndaj zyrës së AA-së në Gaza.

“Ushtria izraelite sot në mbrëmje ka kryer një sulm ajror në zyrën e Anadolu Agency në Gaza. Largimi i kolegëve tanë që punonin në zyrën tonë të Gazës nga ndërtesa pak përpara sulmit ka parandaluar edhe humbjen e jetëve”, u shpreh Kazancı.

“Është shumë e qartë se ushtria izraelite ka vendosur drejtpërdrejtë në objektiv zyrën dhe punonjësit e Anadolu Agency në Gaza” theksoi më tej ai.

Kazancı më tej vazhdoi kështu:

“Ky sulm ndaj Anadolu Agency dhe punonjësve të saj është një sulm ndaj shtypit të lirë dhe lirisë së masave për marrjen e lajmit. Ky sulm i Izraelit nuk është sulmi i parë ndaj gazetarëve dhe mediave në Palestinë. Ne duam që e gjithë bota të dijë se këto sulme nuk mund të na trembin. Anadolu Agency, me ekipet tona në Palestinë dhe në Gaza, do të vazhdojë pa ndërprerje t’i transmetojë të gjithë botës luftën e drejtë të Palestinës dhe agresionin izraelit.

Sulmet e pamatura të Izraelit ndaj civilëve, fëmijëve, grave dhe të moshuarve kanë ndryshuar dimensionin dhe tashmë janë drejtuar ndaj organizatave të mediave, lirisë së shtypit dhe të drejtës botërore për marrjen e lajmit. Mos dhënia e reagimeve të nevojshme përballë sulmeve në të kaluarën është një prej arsyet e dukshme të pamaturisë. Ne ftojmë të gjitha organizatat e shtypit në vendin tonë dhe në botë për të marrë një qëndrim të qartë kundër agresionit izraelit, për të reaguar dhe për të bashkëpunuar. Heshtja ndaj këtij sulmi kundër Anadolu Agency do të hapë rrugën për Izraelin që të vendos në objektiv organizatat e tjera të shtypit. Ne shprehim shpresën tonë për një reagim të sinqertë nga organizatat ndërkombëtare që pretendojnë të jenë të ndjeshme ndaj lirisë së shtypit, por që janë të heshtur kur sulmi vjen nga Izraeli.

Me këtë rast dëshiroj të shpreh edhe një herë të shkuara punonjësve tanë në zyrën e Gazës dhe ndaj familjarëve të tyre.

Po ashtu shpreh falënderimet kryesisht ndaj presidentit tonë, Recep Tayyip Erdoğan, i cili pas sulmit më telefonoi personalisht duke uruar të shkuarat, si dhe po ashtu për të nderuarit ministrat tanë, zyrtarët e qeverisë së Palestinës, institucionet, organizatat dhe qytetarët tanë që kanë treguar ndjeshmëri ndaj kësaj.

Sërish dëshiroj të theksoj se Anadolu Agency ashtu si dhe në të gjithë vendet e botës do të vazhdojë pandërprerë punën e saj në Palestinë dhe Gaza. Në mënyrë që publiku të informohet shpejt dhe saktë, Agjencia jonë do të vazhdojë të kryejë detyrat e saj në të gjitha kushtet me punonjësit e saj të përkushtuar”./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne