Pasi fitorja e tij ndaj Conor McGregor përfundoi në polemika, Khabib Nurmagomedov zbuloi një ofertë që ka për t’u bashkuar në WWE.

E ardhmja e luftëtarit rus në UFC është në dyshim serioz, pasi ai u përlesh me trajnerin e McGregor pasi e mposhti me nokaut këtë të fundit, transmeton Periskopi.

Por me një status në Twitter, Khabib ka lënë të kuptohet se një ditë ndoshta ai do jetë pjesë e Wrestling.

Khabib priti se cili do të jetë ndëshkimi i tij nga përleshja në Las Vegas, por në rast se sanksionohen edhe dikush nga ekipi i tij, ai u zotua të enjten që nuk do jetë më pjesë e UFC.

Në një ultimatum që ishte sensacional, Khabib pretendoi se do të largohet nga UFC nëse shoku i ekipit Zubaira Tukhugov do të sanksionohet për goditjet ndaj McGregor.

Burimi: Islami dhe shkenca

27