Kina: Bashkësia ndërkombëtare duhet të njohë kontributin e Pakistanit në luftën kundër terrorizmit

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Geng Shuang, tha në një konferencë shtypi të martën se Pakistani ka bërë përpjekje të mëdha për të luftuar terrorizimin dhe ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në luftën ndërkombëtare kundër terrorizmit, prandaj komuniteti ndërkombëtar duhet ta njohë këtë fakt.

Sipas njoftimeve, Shtetet e Bashkuara u shprehën se gjatë 15 viteve të fundit në ndihmë të Pakistanit kanë shkuar 33 miliardë dollarë amerikanë dhe pala amerikane nuk ka marrë asgjë në këmbim. ShBA-ja deklaroi se do të ndalojë ndihmën për Pakistanin. Lidhur me këtë, Geng Shuang u shpreh:

“Ne e kemi thënë vazhdimisht se Pakistani ka bërë përpjekje dhe sakrifica të mëdha për të luftuar terrorizmin dhe bashkësia ndërkombëtare duhet ta njohë kontributin e dhënë nga Pakistani në këtë drejtim. Ne shpresojmë se, bazuar në respektin e ndërsjellë, Pakistani dhe vendet e tjera do të zhvillojnë bashkëpunim në fusha të ndryshme, përshirë luftën kundër terrorizimit, dhe do të bëjnë përpjekje për të mbrojtur paqen dhe stabilitetin në rajon. Kina dhe Pakistani janë partnerë të gjithanshëm strategjikë. Pala kineze është e gatshme të thellojë më tej bashkëpunimin me Pakistanin në çdo fushë me interes të përbashkët për popullin kinez dhe atë pakistanez.”

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne