Kina bën thirrje për çmontimin e sistemit raketor Thaad

Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të Kinës ka bërë thirrje sot për heqjen e sistemit kundër raketave balistike Thaad nga Koreja e Jugut.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të Kinës ka kërkuar çmontimin e sistemit kundër raketave balistike Thaad të vendosur në Korenë e Jugut. Sistemi i ngritur në një fushë në rajonin Seongju ka “kapacitet të hershëm” për të ndërprerë çdo sulm bërthamor nga Koreja e Veriut, thanë zyrtarët. Vendosja e këtij sistemi ka zemëruar Rusinë dhe Kinën, të cilat kanë thënë se ai çrregullon balancën e pushtetit në rajon. Sistemi Thaad fillimisht ka qenë e paraparë të nisë të operojë në fund të vitit 2017. Ndërkaq, presidenti i Rusisë kritikoi qëndrimet e SHBA ndaj Koresë së Veriut dhe deklaroi: “Edhe nëse Koreja e Veriut ndalon të gjitha aktivitetet e saj raketore dhe bërthamore, Amerika nuk do të heqë dorë nga dislokimi i sistemit antiraketor Thaad në Korenë e Jugut”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne