Kina drejt Europës Lindore, anëtarët e “16+1” të zhgënjyer, projektet nuk janë materializuar

Përpjekjet e Kinës për investime në Europën Lindore, po shihen nga këto vende si premtime të dështuara në materializimin e parasë. Rrjeti 16+1 u themelua nga Kina si një mënyrë për të shtuar prezencën në Europën Lindore.

Vendet anëtare, ku marrin pjesë 11 Shtete të Bashkimit Europian nga Polonia e deri te Hungaria, si dhe 5 vende të Ballkanit përfshirë Shqipërinë, e panë forumin vjetor si një mënyrë për të tërhequr investime kineze në infrastrukturë, si rrugë apo rrjete hekurudhore, që të nxisin ekonomitë e tyre.

Megjithatë, shumë prej këtyre vendeve janë të pakënaqura me mungesën e investimeve nga Kina, sipas burimeve në forum.

Anëtarët janë gjithashtu të pakënaqur me preferencën e Pekinit për të ofruar kredi në vend të parasë cash’, dhe kanë bërë të ditur se ka mundësi më të mira brenda kuadrit të Bashkimit Europian, nëpërmjet Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Disa prej këtyre projekteve që janë materializuar nga Kina, kanë tërhequr gjithashtu kritika. Kostot e ndërtimit të një autostrade në Mal të Zi, bënë që Qendra në Washington për Zhvillim Globalë, të etiketojë vendin si “në rrezik të madh në lidhje me borxhin”.

Tenderi për një lidhje hekurudhore mes Budapestit dhe Beogradit, shkaktoi një hetim nga Komisioni Europian. Kryeministri Li Keqiang do të ketë mundësinë që të flasë për çështjen, kur të takohet me liderët europian në Bruksel, gjatë samitit BE-Azi këtë javë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne