Kina dyfishon qëndrimin e lirë pa viza për shqiptarët

Duke nisur nga dita e enjte, qytetarët nga 53 shtete të globit, përfshirë edhe Shqipërinë, mund të qëndrojnë në disa rajone për dyfishin e kohës së lejuar deri më tani pa aplikuar për një vizë.

Pekini, Tianjin dhe Hebei u shtohen rajoneve ku mund të qëndrosh për 144 orë, ose 6 ditë. Kjo do të thotë se çdo shqiptar që zgjedh të vizitojë rajonin e kryeqytetit mund të qëndrojë dhe të lëvizë lirshëm, vetëm duke aplikuar për një leje 144 orëshe në çastin që mbërrin në aeroport.

Tre jurisdiksionet u shtohen, Shangait, Zhejiang dhe Jiangsu, të cilët nisën të zbatojnë këtë politikë më herët gjatë vitit.

Duke qenë se numërimi i afatit nis si 00:00 ditën pas arritjes së pasagjerit, koha e lejuar në fakt mund të jetë më e gjatë, çka lë shumë kohë për të vizituar të gjitha atraksionet turistike.

Megjithatë ka disa kushte për përfitimin e kësaj lejeje: ato përfshijnë të paturit e biletës së avionit drejt një shteti apo rajoni të tretë, në mënyrë që aeroporti i mbërritjes të konsiderohet tranzit.

Pra, biletat mund të jenë: Tiranë-Pekin-Tokio dhe Tiranë-Pekin-Shanghai, por nuk mund të jenë Tiranë-Pekin-Tiranë.

Bashkë me Shqipërinë, në listë përfshihen edhe vende europiane si: Maqedonia, Mali i Zi, Bosnje Hercegovina, Serbia, Kroacia, Rusia, Mbretëria e Bashkuar, Irlanda, Qipro, Bullgaria, Rumania, Ukraina, Bjellorusia dhe Monako.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne