Kina do hakmerret ndaj tarifave amerikane

Kina deklaroi se tarifat e propozuara nga Shtetet e Bashkuara mbi çelikun e importuar dhe produktet e aluminit janë të pabaza, duke thënë se Pekini rezervon të drejtën për tu hakmarrë nëse ato imponohen.

“Në qoftë se vendimi përfundimtar ndikon në interesat e Kinës, Kina me siguri do të marrë masat e nevojshme për të mbrojtur të drejtat e veta”, tha të shtunën në një deklaratë Vang Hejun, shefi i zyrës së hetimit në Ministrinë e Tregtisë të Kinës. Deklaratat e tij vijnë një ditë pasi Sekretari Amerikan i Tregtisë Wilbur Ross rekomandoi që Presidenti Donald Trump të imponojë tarifa më të larta ndaj  importeve të çelikut dhe aluminit nga Kina dhe vendet e tjera. Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka kërcënuar të vendosë sanksione ndaj Kinës dhe akuzoi Pekinin për minimin e industrisë amerikane të çelikut dhe aluminit, duke thënë se ai ishte duke “shqyrtuar të gjitha opsionet”, duke përfshirë tarifat dhe kuotat. “Kinezët po minojnë dhe shkatërrojnë industrinë tonë, po shkatërrojnë familjet e punëtorëve, dhe ne nuk mund ta lejojmë që kjo të ndodhë”, shtoi presidenti amerikan.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne