Kina i kundërpërgjigjet SHBA-së, lehtëson normat fiskale për investimet e huaja

Kina do të përjashtojë përkohësisht sipërmarrjet e huaja nga një taksë mbi përfitimet e riinvestuara në vend, me shpresën për të rritur tërheqjen e vendit, kryesisht përballë reformës fiskale shumë lehtësuese të miratuar nga SHBA-ja.

Ky përjashtim, i publikuar të enjten nga Ministria kineze e Financave, do të aplikohet me shtrirje mbrapa në kohë duke filluar nga janari 2017, me kusht që të investohen përfitimet në sektorë kuç të përcaktuar nga Pekini.

Avantazhi që Kina u jep sipërmarrjeve të huaja vjen pak pas miratimit nga Kongresi amerikan të një reforme ambicioze fiskale, një premtim i fushatës së Presidentit Donald Trump.

“Ky lehtësim i miratuar nga Pekini do të gjenerojë një mjedis fiskal më të mirë dhe do të inkurajojë investitorët e huaj të vazhdojnë investimet e tyre në Kinë”, sipas një zëdhënësi të Ministrisë kineze të Financave. /ATSH

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne