Kina kundërshton rritjen e tarifave nga SHBA-të

Kina ka shprehur “keqardhje të thellë” pasi SHBA-të rritën tarifat për mallrat kineze, transmeton Anadolu Agency (AA).

SHBA-të kanë rritur tarifat mbi 200 miliardë dollarë për mallrat nga Kina, përderisa bisedimet tregtare midis dy ekonomive më të mëdha të botës po zhvillohen në Washington.

Agjencia kineze e lajmeve Xinhua raportoi se një delegacion tregtar kinez, që qëndron në Washington për bisedime, tha se, “Kina shpreh keqardhje të thellë që SHBA-të kanë rritur tarifat për 200 miliardë dollarë amerikanë për mallrat kineze, nga 10 për qind në 25 për qind”.

Pekini tha se do të ndërmarrë “kundërmasat e nevojshme”.

Delegacioni kinez aktualisht qëndron në Washington në raundin e 11-të të konsultimeve të nivelit tregtar dhe ekonomik midis SHBA-ve dhe Kinës.

“Me këtë raund bisedimesh ende në vazhdim, Kina shpreson që SHBA-të të mund të takohen me Kinën në gjysmë të rrugës dhe të dyja palët do të bëjnë përpjekje të përbashkëta për të zgjidhur problemet ekzistuese përmes bashkëpunimit dhe konsultimit”, thuhet në deklaratë./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne